• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ben Blushi promovon romanin e tij më të ri: “Historitë e Çmendura të Tiranës”!

by A. Q
02/11/2026 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkrimtari i njohur Ben Blushi ka promovuar librin e tij më të ri, “Historitë e Çmendura të Tiranës”, një vepër që përshkon 400 vite të historisë së kryeqytetit, nga viti 1600 deri në vitin 2000.

I konceptuar si një udhëtim ndryshe në kujtesën e qytetit, vetë autorit i pëlqen ta quajë këtë një “libër të çmendur” , pasi sjell në qendër ngjarjet dhe personazhet më të veçanta, sipas tij, që kanë shenjuar rrugëtimin historik të Tiranës.

“Bujari më tha pse është quajtur i çmendur? Sepse jo vetëm para 400 apo 200 apo 100 vjetësh, por edhe sot në Tiranë është pak e vështirë të gjesh një sant [njeri] pak të çmendur, edhe këtë s’e kam bërë keq. Por sidomos vitet e fundit qyteti ka pasur shumë peripeci nga dita kur u krijua deri sot, deri në vitin 2000, nga viti 1600 deri në1 vitin 2000”, shpjegoi Blushi.

Gjatë fjalës së tij para lexuesve dhe miqve të pranishëm në promovim, Ben Blushi u ndal te veçantitë krijuese të këtij projekti, duke theksuar se ndryshe nga librat e tjerë ku autorët shpikin personazhet e tyre, në këtë vepër situata paraqitet ndryshe.

“Çdo libër ka të sajuar: një, dy, 10, 20 personazhe. Kurse ky pothuajse nuk ka asnjë personazh të sajuar. Janë të gjithë njerëz që kanë ekzistuar. Sikleti im ka qenë se si ata t’i vësh në dekorin e duhur dhe të sajosh jetën  pa i njohur,” – u shpreh Blushi, duke shtuar se puna për këtë libër i ka dhënë shumë kënaqësi dhe ka përcjellë herë pas here një sens ironie.

Autori ka përzgjedhur 38 kapituj dhe rreth 100 personazhe kryesore që përmbushin një kriter të qartë: ose janë të vdekur, ose janë të çmendur, ose të dyja bashkë.

“Libri ka 38 kapituj. Unë në fakt doja 40 kapituj, por në fund fare ngelën 39, e para se ta çoja në shtypshkronjë kapitullin e 39-të e hoqa. Ishte shumë delikat, me një njeri që e njohin të gjithë. Thashë mirë ta heq se do kem shumë siklete. Ai rrëfehej në atë kapitull… por e hoqa sepse ishte pak e ekzagjeruar, jo e sajuar”, theksoi ai.

Ai tregoi se ky libër zë një vend të veçantë në krijimtarinë e tij.

“Ky ishte një libër shumë i dashur për mua. Në një kuptim, unë kam bërë shumë libra, të gjithë janë të dashur, nuk i ndan dot si punë e kalamajve, por ky është shumë i dashur për disa arsye”, tha Blushi.

Sipas tij, ajo çfarë e bën të veçantë romanin janë personazhet realë dhe ironia.

“E para, sepse është pak i ndryshëm nga librat që kam bërë përpara. Është një lloj trilli me kuptimin që personat e mi kanë ekzistuar pavarësisht nga unë. Pra, shkrimtarët i sajojnë personat e tyre: një, dy, 10, 20. Çdo libër ka të sajuar, kurse ky pothuajse nuk ka asnjë personazh të sajuar. Janë të gjithë njerëz që kanë ekzistuar”, u shpreh ai.

Libri e ka zanafillën te themelimi i Tiranës në vitin 1614.

Duke iu referuar kësaj periudhe dhe zhvillimeve ndër shekuj, Blushi shpjegon se Tirana ka kaluar nëpër peripeci të panumërta, duke u ndërtuar mbi figura dhe objekte që lidhen me identitetin e kryeqytetit, si bulevardet, sheshet, Xhamia, Sahati apo ndërtesat simbolike të dekadave të mëvonshme.

Autori shpjegoi pse korniza kohore e librit nis pikërisht rreth vitit 1600:

“Kjo ka një shkak sigurisht; Tirana sigurisht ka ekzistuar dhe para vitit 1600, por ne nuk njohim njeri para kësaj date. Para vitit 1600 pothuajse nuk njihet askush. Ka pasur padyshim njerëz të pasur, të varfër, burra, gra, por nuk ka histori para vitit 1600. Personazhet, pra njerëzit që e bënë Tiranën, fillojnë mbas vitit 1614, që është si të thuash viti zyrtar i themelimit të Tiranës.“

Next Post
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Analiza e REL: A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

Karanxha: Dhuna ndaj pronës dhe policisë kalon çdo kufi

November 2, 2026
“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

“Është shpërfytyruar Tirana për dy javë”, Karamuço dënon dhunën: Mos thyej, mos plaçkit, mos digj!

November 2, 2026
Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Vivienne, heq zyrtarisht mbiemrin e aktorit

November 2, 2026
“Kjo situatë duhet të marrë fund”, Ibrahimaj publikon fotot e bizneseve të shkatërruara nga protestuesit: 38 degë bankare dhe 42 bankomate të dëmtuara!

Paketa fiskale, Ibrahimaj: Kthesë në rishpërndarjen e të ardhurave, fokusi te familjet dhe shtresat në nevojë

November 2, 2026
“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

“Çdo ditë zgjohemi më të varfër”, iranianët përballen me probleme ekonomike

November 2, 2026
Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

November 2, 2026
I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

“Halloween i tërbuar”? Vetëm 1 person në spital, mjekët mohojnë lajmet për 300 të rinjtë e droguar me “Rape Drug”!

November 2, 2026
SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

SUPERIORJA/ Fitore karakteri për Partizanin, merr tre pikë të arta ndaj Teutës në transfertë!

November 2, 2026
Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje

November 2, 2026
“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

“Dallgë e vështirë për PS-në, por nuk e rrëzon anijen”- Ish-deputeti Petro Koçi: Dëmi më i madh që mund të shkaktojë…

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In