• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izraeli bombardon trupat iraniane në Siri pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja nukleare

by A R
09/05/2018 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një orë pasi Donald Trump njoftoi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga ujdia me Iranin për programin bërthamor të këtij të fundit, Izraeli ndërmori një sulm të pashembullt ajror mbi Sirinë.
Mediat izraelite raportojnë se sulmi u krye në një bazë në periferi të Damaskut pasi u vu re “një aktivitet i dyshimtë” i lëvizjes së trupave atje.

Besohet se në këtë bazë janë të stacionuara trupat e Rojes Revolucionare iraniane, që janë zhvendosur në Siri në mbështetje të Bashar al-Assad.

Sulmi izraelit është konfirmuar edhe nga Siria, që thotë se sistemet e saj anti-ajrore kanë rrëzuar dy raketa, por nuk konfirmon nëse mes viktimave janë 9 ushtarakë iranianë apo jo, ashtu siç raportojnë mediat në Izrael.

Para kësaj, trupat izraelite në Lartësitë Golan janë aktivizuar në gatishmërinë maksimale dhe është urdhëruar edhe aktivizimi i të famshmit “Iron Dome”, një sistem mbrojtës antiraketë.

Shefi i Shtabit i ushtrisë izraelite, Gadi Eizenkott anuloi pjesëmarrjen në një konferencë të programuar kushtuar sigurisë dhe së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Avigdor Lieberman mblodhën këshillin e sigurisë kombëtare.

Veç kësaj, civilëve në Lartistë Golan, që Izraeli i pushtoi nga Siria gjatë luftës së vitit 1967, por që nuk njihet ndërkombëtarisht si territor i shtetit hebre, u është kërkuar që të jenë në gatishmëri dhe të furnizojnë me ushqime strehimet kundër bombardimeve të mundshme, për të parën herë që prej nisjes së luftës në Siri.

Pas vendimit të Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në 2015 me Iranin, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e përshëndeti përmes një fjalimi publik.

“Për muaj me radhë Irani po transferon në Siri armë të shkatërrimit në masë me qëllimin e vetëm për t’i përdorur ato kundër Izraelit. Ne do t’i përgjigjemi në mënyrë shembullore çdo sulmi ndaj territorit tonë”, tha ai shkruan TCH.

Edhe në Iran reaguan pas vendimit të Trump. Presidenti Hassan Rouhani la të kuptohej se Teherani do t’i rikthehej programit të vet bërthamor për pasurimin e uraniumit./a.m.

Next Post
Aksident tragjik në Athinë, humbin jetën dy shqiptarë

Aksident tragjik në Athinë, humbin jetën dy shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Forcimi i lekut/ Ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën europiane: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar…!

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

September 30, 2026
Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

EMRAT/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me rreth 21 vite burg në total për dy anëtarët e grupit të trafikut të drogës

September 30, 2026
Emri/ Ndryshime në SHISH: Lirohet nga detyra Inspektorja e Përgjithshme, ja kush emërohet

Kush e shkatërroi shërbimin sekret?

September 30, 2026
Republika popullore e protestës

Kuvendi, teatri politik ku qytetari paguan faturën

September 30, 2026
Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

Bombardimet “shkundin” Kievin, viktima e të plagosur, Polonia dhe Rumania ngrenë avionët në ajër

September 30, 2026
Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

Vdekja tragjike e Xhuana Nikollit, vetëdorëzohet në polici ish-bashkëshorti i saj

September 30, 2026
Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

Ambasadori Wendt zbardh takimin me Ramën: Në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

September 30, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

Një hap drejt vendosjes së normalitetit juridik

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com