• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Izrael/Netanyahu nuk ndalet: Dua të aneksoj të gjitha vendbanimet hebraike

by Java News
16/09/2019 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se nëse i fiton zgjedhjet e së martës, do të aneksojë të gjitha vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor, megjithë protestat e udhëheqësve palestinezë. Ai i bëri deklaratat nacionaliste të hënën, në klimën e një gare të ngushtë elektorale me rivalin kryesor, Benny Gantz.

Zoti Netanyahu i tha Radios së Ushtrisë Izraelite: “Synimi im është ta zgjeroj sovranitetin në të gjitha vendbanimet dhe blloqet e banimit”, duke përfshirë “objektet që kanë rëndësi sigurie ose janë të rëndësishme për trashëgiminë e Izraelit”.

Netanyahu është udhëheqësi më jetëgjatë në politikën izraelite. Ai po zhvillon betejën e tij më të ashpër për të fituar një mandat të pestë rekord për të qëndruar në pushtet edhe pse përballet me akuza të mundshme për korrupsion. Në Izrael, këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare në më pak se gjashtë muaj. Zoti Netanyahu nuk qe në gjendje të formonte një shumicë parlamentare për të krijuar qeverinë pas votimeve të prillit.

Sondazhet tregojnë se gara është tepër e ngushtë dhe e paparashikueshme mes partisë së djathtë Likud të Netanyahut dhe partisë së qendrës Blu dhe Bardhë të Gantzit për të fituar një shumicë në Knessetin me 120 anëtarë. Dhjetë parti mund të fitojnë vende në parlament.

Kjo mund të lejonte ish-ministrin e mbrojtjes Avigdor Lieberman, dikur aleat i Netanyahu, por tani rival, të marrë mandatin për krijimin e një qeverie koalicioni. Lieberman, kreu i partisë Izrael Beitenu, mund t’i dyfishojë vendet që ka në parlament, nga pesë në 10. Parrulla e tij e fushatës është “Ta bëjmë Izraelin përsëri normal”, një moto që synon të luftojë atë që ai thotë se është ndikim i padrejtë i partive ultra-ortodokse të Izraelit mbi jetën politike në vend.

Në kuadrin e zgjedhjeve, Netanyahu është përpjekur të forcojë mbështetjen e tij nacionaliste, duke patur edhe ndihmën e mikut të tij të vjetër, presidentit amerikan Donald Trump, i cili fundjavën e kaluar hodhi mundësinë e një pakti të ndërsjellë mbrojtjeje mes dy vendeve aleate.

Zoti Trump tha se një traktat i tillë “do ta forconte më tej aleancën e jashtëzakonshme midis dy vendeve tona”.

SHBA kanë edhe një lidhje tjetër me zgjedhjet izraelite. Administrata Trump pritet të shpallë planin e saj tashmë mjaft të vonuar për paqen izraelito-palestineze menjëherë pas zgjedhjeve. Në qershor, SHBA bënë të ditur një plan prej 50 miliardë dollarësh për të forcuar ekonominë palestineze, por as palestinezët dhe as izraelitët nuk morën pjesë në ceremoninë e njoftimit në Bahrein.

Zoti Netanyahu ka bërë disa premtime fushate në përpjekje për të bërë për vete votuesit nacionalistë. Ai deklaroi se do të aneksojë Luginën e Lumit Jordan, një zonë që palestinezët e konsiderojnë si tokë bujqësore kryesore për çdo shtet palestinez që mund të krijohet në të ardhmen. Në shenjë proteste, Autoriteti Palestinez mbajti të hënën një mbledhje kabineti në fshatin Fasayil të luginës, një ditë pasi kabineti izraelit zhvilloi një takim diku tjetër po në luginë. /Voa/

Next Post
Erion Veliaj: Ja pse u vendos pllaka përkujtimore turke në Tiranë!

Veliaj konfirmon: “Merkel është pranë Shqipërisë”, Jemi më afër negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

“Fund i epokës Infantino?”/ ‘Times’ zbulon skenarin e dorëheqjes së presidentit të FIFA-s

August 2, 2026
Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit në Ksamil, gjobitet drejtuesi

August 2, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë

August 2, 2026
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet

August 2, 2026
‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

‘Piku’ i sezonit turistik, fluks i lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës gjatë fundjavës

August 2, 2026
Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

Zjarret në Evropë/ Greqia nën alarm, evakuime edhe nga deti! Në Spanjë e Francë flakët vihet nën kontroll

August 2, 2026
Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

Real Madrid godet Infantinon: Futbolli fitoi, faleminderit atyre që mbrojtën Botërorin

August 2, 2026
Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

Dita e 64-t e tubimit, qytetarët protestojnë sërish në sheshin “Skënderbej”

August 2, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

Ministri i Jashtëm gjerman: Mbrojtja e kufijve të jashtëm, prioritet absolut për BE

August 2, 2026
Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

Vatër zjarri në Mallakastër, flakët përhapen me shpejtësi, zjarrfikësit në vendngjarje

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com