• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Izet Haxhia merr lajmin tragjik në qeli, gjykata nuk i jep leje të shkojë në varrimin e nënës

by Java News
20/12/2019 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izet Haxhia ditën e djeshme ka mësuar në qeli lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të nënës së tij, Ruke Haxhiaj, në moshën 87-vjeçare. Por ai nuk ka mundur të shkojë në ceremoninë e lamtumirës së nënës së tij në fshatin Babinjë të Tropojës, pasi nuk ka mundur të marrë leje.

Avokati i Haxhisë, Idajet Beqiri thotë se shkak për këtë është bërë një ngërç me institucionet e reja të ngritura, siç është së fundit SPAK, dhe ndarjes së kompetencave të gjykatave. Ai thotë se lejen e jep prokurori i çështjes, i cili ka qenë Besnik Muçi, kandidati për Kushtetuese i shkarkuar nga vettingu. Mbetur pa prokuror, avokati thotë se i është drejtuar SPAK, por drejtuesi i sapozgjedhur i këtij institucioni, Arben Kraja i ka kthyer përgjigje duke thënë se nuk është kompetencë e SPAK për të dhënë lejen e të burgosurit, e po të njëjtën përgjigje dha edhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Katrahura në institucionet e drejtësisë nuk lejoi Izet Haxhiaj të merrte pjesë në varrimin e nënës së tij. Sot, në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë nëna e Izet Haxhisë, ish badigardit kryesor të ish Presidentit të Republikës, Sali Berisha. Ceremonia mortore ishte caktuar në orën 15.00 të ditës së sotme, në fshatin Babinjë të Tropojës.

Për hir të së vërtetës, autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe strukturat e policisë së shtetit dhe ato të burgjeve, në një kohë rekord i morën të gjitha masat për të bërë shoqërimin e të paraburgosurit Izet Haxhiaj për në Tropojë, me qëllim që t’i hidhte një grusht dhe nënës së tij, njeriut më të dashur të jetës.

Mirëpo të drejtën e lejes në këto raste e ka Prokurori. Prokuror i kësaj çështje ishte Besnik Muçi. Meqënëse atë e rrëzoi vettingu, kjo çështje ka mbetur pa prokuror. Avokati i Izet Haxhisë dhe Institucioni i IEVP “Mine Peza” në Tiranë, ju drejtuan SPAK dhe Gjykatës Speciale të Krimeve të Rënda, pasi çështja e Izet Haxhisë u dërgua në këtë Gjykatë për kompetencë. Drejtuesi i SPAK ktheu përgjigjen negative, duke theksuar se nuk është organi kompetent për të dhënë lejen përkatëse, sikurse edhe Gjykata bëri të njëjtën gjë.

Ky është një rast i paprecedent, anti human dhe kundër standardeve të arritura deri më sot, kur dy institucione të rëndësishme të drejtësisë i pasojnë njëra-tjetrës një akt formal, pasi përgjegjësinë vendimtare për shoqërimin pa probleme të të paraburgosurit në këto raste e kanë administrata dhe autoritetet policore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat për hir të së vërtetës e përgatitën gjithçka në nivelin më të lartë”, shkruan avokat Idajet Beqiri.

Pas ekstradimit nga Turqia, Izet Haxhia fitoi të drejtën e rigjykimit, pasi u dënua në mungesë me 25 vite burgim për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdarit.

Next Post
“Njëra është posesive, tjetra s’më do familjen”, këngëtarin shqiptar e lë e fejuara e radhës (Foto)

“Njëra është posesive, tjetra s’më do familjen”, këngëtarin shqiptar e lë e fejuara e radhës (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, a lirohet menjëherë?

August 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 22 Gusht 2026

August 21, 2026
Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

Kthimi i emigrantëve rrit lëvizjet në kufi, mbi 10 mijë shtetas kalojnë kufirin e Kakavijës në 24 orë

August 21, 2026
Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

Mickoski në Pustec, pa himn shqiptar! Rama: Nuk ka mushkë Troje që na lëkund! Keqardhje për sponsorët e cirkut…

August 21, 2026
Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

Pjesë e një grupi kriminal në Itali, arrestohet në Durrës 33-vjeçari

August 21, 2026
Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

Nis pelegrinazhi në malin e Tomorrit, qindra makina bllokojnë rrugën drejt Kulmakut. Policia shton masat e sigurisë

August 21, 2026
Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

Dëshmojnë miqtë e turistit që u vra në Ksamil: Sokrat Vata po ngacmonte një vajzë! Luis Mendes ndërhyri, por…

August 21, 2026
NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

NATO sqaron qëndrimin për urën mbi Ibër

August 21, 2026
Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

Moti i keq godet veriun e Italisë, rrufe dhe erëra me shpejtësi 106 km/orë. Në Jug ende nxehtë

August 21, 2026
Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

Kërcënoi me jetë Albin Kurtin, gjykata dënon me burg shtetasin nga Kosova

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com