Këngëtarja vlonjate, Poni ka reaguar pas lajmit se është djegur apartamenti i saj në Vlorë.
Qytetarët që filmuan flakët e zjarrit thanë se apartamenti që u përfshi nga flakët i përket Ponit, por në nje reagim të saj në rrjetet sociale, këngëtarja thotë se banesa është e prindërve të saj.
“Gjithçka në rregull të dashur miq! Dëme të vogla materiale nga një shkëndijë elektrike tek shtëpia e prindërve! Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar Poni.











