• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Italia postobllok me Shqipërinë, “Guardia Di Finanza” do monitorojë me dronë dhe helikopterë

by A R
17/02/2021 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trafiqet e paligjshme nëpërmjet detit Adriatik dhe Jon kanë bërë që policia italiane në bashkëpunim me blutë në Shqipëri të krijojnë një shërbim të mbikqyrjes detare që përfshin dy vendet. Kjo do të mundësohet në kuadër të një marrëveshjeje të përbashkët të nënshkruar mes policisë shqiptare dhe homologëve që synon të parandalojë trafiqet.

Krijimi i shërbimit të mbikqyrjes detare ka si qëllim parandalimin e trafikut të drogës dhe të emigrantëve të parregullt. Homologët e shikojnë me shqetësim trafikun e lëndëve narkotike, duke qenë se dhe gjatë 2020 u sekuestruan dhe asgjësuan 40 mijë bimë më shumë se në 2019. Gjatë vitit të shkuar policia shqiptare evidentoi më shumë se 131 mijë bimë, krahasuar me 88 mijë rrënjë të evidentuara vitin paraardhës.

Sipas protokollit të nënshkruar nga policia shqiptare dhe ajo fqinje, për herë të parë krahas monitorimit me avionë, do të ketë dhe monitorim me dron inteligjentë nga policia italiane.

Një tjetër problematikë që synohet të parandalohet nga ky shërbim mbikqyrës është dhe trafiku i klandestinëve, kryesisht të ardhur nga vendet e lindjes. Kjo duke marrë shkas nga rasti i fundit, ku në Vlorë u shpëtuan në mes të detit 50 emigrantë. Gomonia me të cilën ata do të largoheshin drejt Italisë e për të kaluar më pas drejt vendeve të tjera të BE-së kishte pësuar defekt teknik.

Dy palët do të realizojnë programe trajnimi, konsulence, stërvitjeje dhe asistence, në fushat që janë objekt i protokollit. Protokolli i ri zëvëndëson atë të vitit 2012, ndërsa drejtuesit e dy policive do të takohen çdo 6 muaj për të intensifikuar marrëdhëniet dhe për të diskutuar mundësitë e ndërhyrjes në luftën ndaj paligjshmërisë.

/a.r

Next Post
Patozi: Fushata në pandemi zbehu patetizmin politik. Murrizi: Frenon hedhjen e miliona eurove

Patozi: Fushata në pandemi zbehu patetizmin politik. Murrizi: Frenon hedhjen e miliona eurove

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In