• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Patozi: Fushata në pandemi zbehu patetizmin politik. Murrizi: Frenon hedhjen e miliona eurove

by Ardit Rada
17/02/2021 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa na ndajnë shumë pak ditë nga limiti kohor kur partitë politike duhet të paraqesin në KQZ emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet parlamentare, kryetarët e tyre po përpilojnë me kujdes listën e kandidatëve.

Partitë e mëdha duket se do ti qëndrojnë besnikë alternativës me të cilën kanë garuar në zgjedhjet e kaluara, me  ndryshime të vogla në të 12 qarqet.

Ato që duket po përpiqen të dalin para publikut me risi, janë partitë e reja, të cilat si për të zhberë faktin se janë të krijuar nga figura të njohura politike, po përpiqen të integrojnë në lista të rinj, intelektualë dhe njerëz apolitikë.

Por cilat janë kriteret për të përzgjedhur kandidatët?

Astrit Patozi i Bindjes Demokratike dhe Myslym Murrizi i Levizjes Demokratike Shqiptare per Report TV, tregojnë se cila do jetë përbërja e listave të tyre.

“Në listat tona synojmë të përfshijmë personalitete të reja politike, por edhe intelektualë, pedagogë që duan të sjellin ndryshim. Diferenca mes nesh dhe partive të vjetra, nuk është te CV e kandidatëve, por mbi të gjitha te fakti që do kandidojmë me listë të hapur, nuk ka hierarki politike, gjë që na dallon nga kundërshtarët.” thotë Patozi.

“Jam i fokusuar në mos-pasjen në listë kandidatë që mbajnë mbi peshë ngarkesën e negativitetin të pushtetit, të paktën në 16 viteve të fundit.” thotë Murrizi.

Kjo i bën të mos shqetësohen nga thirrjet e diplomacisë amerikane, për të mbajtur larg kandidatët problematikë.

“Thirrja e zonjës Kim i drejtohet më shumë maxhorancës, e para se ai ka rekorde më të mëdha se të gjithë të tjerët të të inkriminuarve në politikë, por edhe sepse aleancat e tij të mundshme janë të lidhura me persona të cilët ambasada amerikane nuk i dëshiron.”- thotë Patozi.

“Nuk kam të drejtë të paragjykoj asnjë forcë politike sa kohë që nuk ka lista të emrave konkretë. Ne jemi vend sovran, Kushtetuta e sanksionon qartë kush kandidon e kush jo.”- tha Murrizi.

Fushata në kushte të jashtëzakonshme në pandemi, partitë e reja e shohin me optimizëm. Patozi thotë se kjo do të shmangë patetizmin politik të partive  të mëdha, ndërsa Murrizi shprehet se kufizon fiktivitetin e tubimeve tradicionale.

“Në raport me fushatën elektorale, pavarësisht të gjitha anëve negative,  mund të sjellë dicka të mirë, që është mosshpenzimi i energjive për patetizëm politike, i cili është natyrë e zgjedhjeve në Shqipëri, ne sillemi në fushatë si të jemi një vend me 50 milionë banorë, dhe sikur do ndryshojmë fatet e botës, por ndërkohë nuk ndryshojmë dot as Shqipërinë, ndaj them që partitë e reja nuk të detyruara të ndjekin trendin e partive të mëdha, të cilat janë të avantazhuara përsa i përket mjeteve që kanë në dispozicion, sidomos financave publike.”- thotë Patozi.

“Është një fushatë tipike e asaj që duhet të jetë fushata. Unë gjithmonë kam thënë që nuk ia dua votën atij që si kam dhënë dorën.

Shpresoj shumë që të jetë fushatë funksionale, frenon milionat e eurove të përdorura në fushatë duke demonstruar në tubime elektorale forcën fiktive me paratë e qytetarëve.”- tha Murrizi.

Por krerët e partive të vogla janë të ndarë në vendimin nëse duhet të bashkojnë votat  pas zgjedhjeve me forcat e mëdha. Patozi synon të jetë forcë përcaktuese qeverisëse, kurse Murrizi premton se mandatet e tij do ti përkasin forcave opozitare./a.p

Next Post
Kosovë/ Tetë viktima dhe 301 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Rritet numri i viktimave nga Covid, shënohen 297 raste të reja në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

Ndjekje si nëpër filma, 41-vjeçari kapet me pistoletë të mbushur dhe makinë të blinduar! Policia ia sekuestron dhe e arreston

August 27, 2026
Nënkoloneli i forcave hapësinore ruse hidhet në erë me bombë të telekomanduar në makinë! Humb jetën në vend, rëndë bashkëshortja

Nënkoloneli i forcave hapësinore ruse hidhet në erë me bombë të telekomanduar në makinë! Humb jetën në vend, rëndë bashkëshortja

August 27, 2026
Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, një i plagosur

E rëndë në Farkë, makina shtyp për vdekje vajzën 2-vjeçare! Policia ndalon shoferin, po ecte mbrapsht në momentin fatal

August 27, 2026
I nxehti ‘pjek’ Gjermaninë, vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima!

I nxehti ‘pjek’ Gjermaninë, vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima!

August 27, 2026
Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

Luftë e hapur mes Atletikos dhe Barcelonës, klubi madrilen: Nuk do të negociojmë për Julian Alvarez me katalanasit!

August 27, 2026
“Të shkoi jeta duke u fshehur”- Deputetët e PDK dhe Aleancës akuza kryeministrit të Kosovës: Albin, nuk kemi gjak për të shkelur!

“Të shkoi jeta duke u fshehur”- Deputetët e PDK dhe Aleancës akuza kryeministrit të Kosovës: Albin, nuk kemi gjak për të shkelur!

August 27, 2026
Zjarri vijon të djegë pyjet, situatë kritike në Bulqizë, nis dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter!

Zjarri vijon të djegë pyjet, situatë kritike në Bulqizë, nis dhe ndërhyrja nga ajri me helikopter!

August 27, 2026
“Klienti im, jashtë çdo përgjegjësie juridike”- Avokati Haxhia flet pas takimit me Ergys Agasin: Pa funksione shtetërore, s’ka prekur financat publike!

“Klienti im, jashtë çdo përgjegjësie juridike”- Avokati Haxhia flet pas takimit me Ergys Agasin: Pa funksione shtetërore, s’ka prekur financat publike!

August 27, 2026
“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

“Shtysë edhe për anëtarësimin e Shqipërisë”- Islanda kërkon të bëhet pjesë e BE, ekspertët flasin edhe për rritjen e shanseve të vendit tonë

August 27, 2026
Martesë nën efektin e alkoolit, kërkon anulimin pas vetëm 4 ditësh

I vodhi filmin pa leje, aktori Nicolas Cage padit “Netflix” për 105 mln euro!

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com