• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Italia ofron 17 mijë vende pune, ja si mund të aplikoni

by A R
18/01/2017 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia kërkon 17 mijë punonjës të huaj sezonalë gjatë këtij viti kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe atë të turizmit-hotelerisë.

Hyrjet e reja do të autorizohen nga një dekret fluksesh që do të përmbajë edhe kuota hyrjesh josezonale (sipas disa kritereve strikte si për shembull që punonjësi të ketë marrë pjesë në kurse të veçanta formimi në atdhe) si edhe kuota për konvertime lejeqëndrimesh. Teksti, që mund të shpallet javët e ardhshme, do të përcaktojë edhe datat nga të cilat mund të nisen kërkesat online, të ashtuquajturat “click day”.

Nuk duhet të ketë ndonjë risi rreth vendeve të origjinës e do të konfirmohen ato të parashikuara vitet e shkuara, mes të cilave Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia por edhe Bosnje-Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Korea e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunizia.

Ndërkaq, kanë ndryshuar disa rregulla mbi hyrjen e qëndrimin e punonjësve sezonalë. Mes të tjerash, janë specifikuar me ligj sektorët e punësimit sezonal, janë thjeshtëzuar hyrjet shumëvjeçare të punonjësve që kanë qenë në Itali vitet e mëparshme e janë përcaktuar norma më shtrënguese mbi strehimin dhe kundër ndërmarrjeve që sjellin punonjës të huaj në Itali por nuk i punësojnë. Ja një kuadër më i detajuar i risive normative dhe shpjegimet e ministrisë së Brendshme dhe asaj të Punës.

“Flukset për punonjësit sezonalë nuk mund të përdoren nga kush ndodhet tashmë në Itali pa pasur leje qëndrimi apo për të punësuar punonjës në sektorë të ndryshëm nga bujqësia e turizmi. Objektivi është të ndalohen “kërkesat e rreme” që sidoqoftë nuk kanë asnjë shpresë të pranohen, por që mbingarkojnë sistemin në dëm të punonjësve sezonalë e të ndërmarrjeve që kanë efektivisht nevojë urgjente për ta” thotë Romano Magrini, përgjegjës për politikat e punës në Coldiretti, cituar nga Shqiptariiitalise.com.

Me gjithë të papunët që ka tashmë Italia, italianë e të huaj, ç’nevojë ka për hyrje të reja? “Puna e rastësishme në fusha po thith një pjesë të të papunëve, por ka mijëra punonjës të huaj që prej vitesh vijnë për disa muaj në Itali e kanë një marrëdhënie pune të ngushtë e të strukturuar tashmë me ndërmarrjet. Janë të formuar, jo vetëm profesionalisht por edhe në aspektin e sigurisë, ndaj janë të pazëvendësueshëm. Kuotat e reja janë sidoqoftë të domosdoshme” shpjegon Magrini.

Mes vendeve nga mund të vijnë punonjës sezonalë, disa kanë vërtet shumë larg. Lind pyetja nëse vërtet mund të ketë leverdi dikush të paguajë gjithë atë udhëtim për të ardhur në Itali për vetëm pak muaj punë? “Me sa duket, ia leverdis, e ndoshta edhe falë fluturimeve me kosto të ulët. Një shpenzim që amortizohet me rrogën, madje paratë e fituara në Itali shërbejnë edhe për t’u investuar në aktivitete që ndiqen në vendlindje gjatë pjesës tjetër të vitit” thotë i sigurt eksperti i Coldiretti-t.

Por është për t’u pritur gjithashtu që shumë nga ato 17 mijë kuota, për shkak edhe të informacionit të paktë dhe orekseve të paligjshme të ndonjë ndërmjetësuesi, të keqpërdoren. “Do të ketë me siguri shumë kërkesa të paraqitura pa përmbushur kriteret, të destinuara sidoqoftë të mospranohen. Është një fenomen që mund të luftohet seriozisht vetëm duke kaluar të gjitha kërkesat nga organizatat e kategorisë, që mund t’i filtrojnë e të nisin vetëm ato pas të cilave ka një ofertë të vërtetë pune sezonale. e propozojmë prej vitesh këtë gjë” përfundon Magrini./ Shqiptariiitalise/a.m.

Next Post
Ligji i Vetingut/ Tani sytë janë mbi Gjykatën Kushtetuese

Vetting-u hyn në fuqi, por ja kleçkat që krijon vendimi i zbardhur i Kushtetueses

Comments 7

  1. Ela says:
    9 years ago

    ku mund te aplikojm

    Reply
  2. oli says:
    9 years ago

    si mund te aplikoj

    Reply
  3. Andi tafani says:
    9 years ago

    Comme posso aplicare per lavorare in italia

    Reply
  4. petrit says:
    9 years ago

    kerkoj pun ku mund te aplikoj

    Reply
  5. Faltind says:
    9 years ago

    Kerkoj pun ne buqesi jam me permeso

    Reply
  6. Mirsad says:
    9 years ago

    Pershendetje jemi nje qift nga shkodra dhe kerkojm Pune te ndryeshme jashte vendit ju lutem me kontaktoni ,nqska ndonje Pune ne nr 3556755973522

    Reply
  7. Simon bregu says:
    9 years ago

    Kerkoj nje vende pune si marangoz kam 15 vite pune jam 36 vjec quem simon bregu.numri telefonit 0694727727

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

Aksident i rëndë në rrugën Pejë-Prishtinë, humb jetën një person dhe plagosen 3 të tjerë

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

Përshkallëzohet përplasja Moskë-Londër! Rusia: Britania po bëhet gjithnjë e më e përfshirë në luftë, do të paguajë çmim

August 18, 2026
VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

VIDEO/ Ambulanca përplaset me makinën me targa greke në aksin Maliq-Pogradec, plagoset emigranti

August 18, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Protesta nuk është restorant

August 18, 2026
Predha godet anijen në Hormuz, Izraeli paralajmëron: Pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka tërheqje

Predha godet anijen në Hormuz, Izraeli paralajmëron: Pa çarmatosjen e Hamasit nuk ka tërheqje

August 18, 2026
Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

Vrau francezin në Ksamil, e shkuara e errët e autorit Sokrat Vatës, 5 vite burg në Britani për trafik droge

August 18, 2026
Moti ndryshon papritur, reshje shiu dhe shtrëngata në vend, ja parashikimi për ditën e sotme

Moti ndryshon papritur, reshje shiu dhe shtrëngata në vend, ja parashikimi për ditën e sotme

August 18, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Protesta ka përfunduar”/ Deklarata e fortë e avokatit: 21 Janari është drejt fundit, pritet arrestimi i Berishës

August 18, 2026
Tronditet Ksamili! 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

Tronditet Ksamili! 20-vjeçari francez gjendet i vrarë me thikë në shezlongët e një lokali, në kërkim autori nga Hasi

August 18, 2026
Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com