• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Italia ju mbështet në rrugën drejt BE-së”, porosia e Giorgio Napolitanos gjatë 2 vizitave në Shqipëri: Luftoni krimin e organizuar

by A M
22/09/2023 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Giorgio Napolitano që ndërroi jetë sot (22 shtator) në moshën 98 vjeçare, ka vizituar dt herë Shqipërinë. Në mars të vitit 2014 në atë kohë President i Italisë ishte në Shqipëri në një vizitë zyrtare gjatë të cilës dekorua me Urdhrin e Flamurit, në një ceremoni, që në atë kohë u zhvillua në Pallatin e Brigadave.

Gjatë takimeve që Presidenti i asaj kohe, Napolitano zhvilloi me krerët e politikës shqiptare, garantoi mbështetjen e vendit te tij për integrimin e Shqipërisë, duke i bere apel për bashkim per këtë qellim forcave politike shqiptare.

“Italia do të vijoje të jete avokat i Shqipërisë, duke qene i bindur se do te fitojnë kauzën për integrimin e vendit ne BE, njësoj si ndodhi edhe me anëtarësimin në NATO”, tha Napolitano gjatë konferencës me presidentin e asaj kohë, të ndjerin Bujar Nishani.

Napolitano theksonte në atë takim se kauza që mbështesin dy shtetet është përfshirja e Shqipërisë në familjen e madhe të BE-së.

”Jam kthyer pas pothuajse 17 vitesh me një kënaqësi të madhe, si një mik i vjetër që ka dhënë kontributin në 1996-1998 si ministër i Brendshëm i Italisë, për të thelluar bashkëpunimin mes dy qeverive e policive për të luftuar krimin e organizuar dhe për të rregulluar fluksin e emigrantëve drejt Italisë. Ishte një mision  i kompletuar me shumë sukses, e shumë të tjera e pasuan. Askush nuk mund ta mohojë se Shqipëria ka bërë shumë rrugë ka ndërmarë reforma në shumë fusha. Një proces transformimi rrënjësor në ekonomiko-social. Jemi shumë të kënaqur për këto arritje dhe jemi krenarë që kemi mundur të japim kontributin tonë të shumëanshëm dhe në mbështetjen e Shqipërisë në integrimin e saj në NATO” – tha ai.

Kurse në 1996 Napolitano udhëtonte drejt Tiranës si ministër i Brendshëm i qeverisë së Romano Prodit.

Atëherë në Itali numri I shqiptarëve që emigronin në mënyrë klandestine përmes detit ishte dyfishuar.

Italia ishte e shqetësuar dhe kërkonte marrjen e masave nga qeveria shqiptare. Brenda një viti nga 1995-1996 numri i emigrantëve që kishin zbritur në tokën italiane ishte dyfishuar. Në dhjetor 1995 numri I shqiptarëve në Itali ishte 30 mijë, ndërsa në dhjetorin e 1996, pra muaji, kur Napolitano viziton Tiranën kjo shifër kishte arritur në shifrën e 60 mijë shqiptarëve,

Kjo nxiti dhe nevojën mes dy shteteve për të forcuar bashkëpunimin policor dhe për të firmosur një procesverbal për takimin e parë të një komiteti të përbashkët Shqipëri- Itali në fushën e policisë.

Napolitano vizitoi Tiranën me ftesë të ministrit të atëhershëm të Brendshëm në Shqipëri Halit Shamata. Ky takim u pasua disa ditë më pas me shkuarjen e kryeministrit të atëhershëm Aleksandër Meksi në Itali për të takuar homologun italian Romanoo Prodi më 16 dhjetor

Mesazhi I atëhershëm I Napolitanës ishte: Luftoni krimin e organizuar.

/a.d

Next Post
VIDEO| Momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”

VIDEO| Momenti i plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com