• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Itali–Shqipëri dhe Euro 2024, Altin Rraklli: Të mos demoralizohemi, shanset janë 50 me 50

by A R
14/06/2024 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot nis Euro 2024, ndërsa nesër zbresin në fushë kuqezinjtë tanë, të cilët do të luajnë ndaj kampionëve në fuqi, Italisë.

Altin Rraklli, ish-futbollisti i Kombëtares, tha të premten për emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH se shanset për të fituar secila skuadër janë përgjysmë.

Ndeshja do të luhet në Dortmund, në stadiumin ku edhe vetë sportisti i njohur ka luajtur.

“Është nga stadiumet e rralla në Europë, që bën një atmosferë të papërshkrueshme. Kur bërtasin tifozët, si lojtar nuk dëgjon asgjë, as shokun tënd. Ka mbi 85 mijë vende.

Italianët janë mjeshtërit e këtyre turneve. Kjo nuk duhet të na demoralizojë apo ta marrim me frikë. Kthesa e këtij inferioriteti ka filluar që në kohën time, kur vinim këtu në Gjermani dhe i bënim tre gola ekipit të tyre, ndërsa mundeshim me një gol. Brezi i tanishëm është më i sofistikuar, sepse kanë lindur thuajse të gjithë jashtë dhe inferioriteti nuk ekziston. Them që ndeshja me Italinë do jetë 50-50. Do varet nga tradita italiane,” tha ish-futbollisti i Kombëtares.

Shifrat deri tani tregojnë se stadiumi do të jetë shumë më shumë i mbushur me shqiptarë sesa me italianë. Gazetarët sportivë, Dëfrim Met’hasani dhe Hygerta Sako, treguan emocionet dhe atmosferën që kishin parë prej nisjes nga Shqipëria për Gjermani.

“Kjo nuk është çudi. Kemi muaj që dëgjojmë ku të gjejmë një biletë për ndeshjen. Edhe dje kur udhëtuam me grupin e RTSH Sport, avioni ishte i mbushur përplot me tifozë, me fanella e flamuj që po niseshin në Dortmund. Kjo vetëm me një linjë të thjeshtë! … Ajo që më bëri përshtypje, një detaj i vogël nga njerëzit që shesin në rrugë, ishte një turk, që kishte vizatuar flamujt e Europës dhe kishte para vetëm te flamuri shqiptar,” tha Sako, moderatorja e “Rubrikës sportive” në RTSH.

“Kam parë një respekt të padiskutueshëm nga të gjithë gjermanët dhe ata që shoh këtu gjatë xhirimeve. 90 për qind e atyre që ishin në avion po vinin për të parë ndeshjen. Imagjinoni interesimin. Ishte radha e avionëve si dikur me ata furgonët që shihnim në Tiranë,” u shpreh Methasani.

Skuadra shqiptare bëri histori në vitin 2016 duke u bërë pjesë e Kampionatit Europian të Futbollit. Në Euro 2016, Kombëtarja u eliminua, pasi humbi dy ndeshje dhe fitoi një.

/a.r

Next Post
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Më pak se 30% duan që Berisha të jetë kandidat për kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com