Itali, sekuestrohen 67 kg marijuanë dhe 3 heroinë, vinte nga Shqipëria
Policia financiare italiane ka kryer gjatë mëngjesit të sotëm një operacion për kapjen e një gomoneje në portin turistik të San Fokës.
67 kg marijuanë, disa armë të tipit kallashnikov e 200 plumba, 3 kg heroinë e tre persona të arrestuar është bilanci i dy operacioneve të ekzekutuar nw rajonin e Pulias.
Nën sinjalizimin e rojes bregdetare policia finaciare ka mbërritur
Dhe pse gomonia mbante flamurin grek, policia italiane dyshon se lënda narkotike vinte nga Shqipëria.
Operacioni i dytë i mëngjesit të sotëm është kryer po nga policia financiare e rajonit të Pulias në komunën e Torre Chianca.
Gjatë ekzekutimit të tij janë arrestuar shqiptarët E.G 28 vjeç e H.K 34 vjeç. Në banesën e tyre u gjetën 3 kg heroinë e pastër me një vlerë prej 15 mijë euro. Sipas prokurorit Cataldo Motta, “operacionet e ditës së sotme janë mjaft të rëndësishme e dëshmojnë qartë se si tregu shqiptar është ende mjaft aktiv.”









