Nga Hemingueji tek Ataturku, pijetarët më legjendarë të historisë
Personalitetet, të cilët në njërën dorë zhvillonin talentin e tyre e në dorën tjetër mbanin gjithmonë gotën me alkool
Oscar Wilde, shkrimtar, poet
Pija e preferuar: Absinthe, shampanjë
Shkrimtari njohur irlandez kishte si pije të preferuar shampanjën, të cilën e shoqëronte gjithnjë me akull. Por “dashuria e tij” ishte Absinthe. Oscar Wilde e ka përdorur pijen jeshile në sasi të mëdha. “Pas gotës së parë, i shikon gjërat ashtu siç do të doje të ishin. Pas gotës së dytë, i shikon gjërat ashtu siç nuk janë. Në fund i shikon gjërat ashtu siç janë në realitet, dhe kjo është gjëja më e shëmtuar në botë”,- ka pohuar shkrimtari i njohur.
Van Gogh, piktor
Pija e preferuar: Absinthe
Piktori i famshëm ashtu si Oscar Wilde e kishte pikë të dobët Absinthe-n. Madje thashethemet tregojnë se kur Vincent Van Gogh preu veshin dhe ia bëri dhuratë një prostitute, ai ishte i dehur nga Absinthe. Ai është pasqyruar duke qëndruar i qetë përpara një gote me pijen jeshile, në një portret që i ka bërë në vitin 1887, Henri de Toulouse-Lautrec. Edhe miqtë e tij më të mirë e kanë portretizuar piktorin si një nga klientët më të mirë të pijes. Ai është bërë i njohur si konsumuesi më i rregullt i pijes dhe ndikimi i saj është vënë re më vonë në pikturat e tij. Ngjyra jeshile e pijes është prezente në mënyrë të veçantë, në çdo pikturë. Madje ai i ka bërë një portret vetes, teksa qëndron në lokalin e tij të preferuar duke konsumuar Absinthe.
Edgar Allan Poe, poet, shkrimtar
Pija e preferuar: Brandy, xhin
“Kurrë më” apo “Vetëm edhe një”? Njeriu që na ofroi “Korbin” dhe shumë vepra të tjera të përjetshme, mund ta quajmë si një pijetar legjendar. Ne nuk jemi të sigurt mbi nivelin e tij të seriozitetit, që kur ai u martua me kushërirën e tij 13-vjeçare (Jerry Lee Leeis), por dimë se ka operuar me një lëvizje të vazhdueshme për shumicën e jetës së tij. Dhe pse ditët e tij në Tokë përfunduan shumë herët – në 1849, në moshën 40 vjeçare – mistika dhe ndikimi i tij janë më të fortë sa kurrë. Çdo 19 janar, në ditëlindjen e poetit, grupe njerëzish pinë dolli dhe të lënë trëndafila mbi varrin e tij.
Ernest Hemingway, shkrimtar
Pija e preferuar: Birra, rum, xhin
Ernest Hemingway jo vetëm që kishte një imagjinatë të gjallë, por jetoi edhe një jetë të gjallë, tregimet e tij frymëzohen nga aventura, dhe aventurat frymëzoheshin nga jeta e tij. Dhe asnjë aventurë e Hemingway, literale apo letrare, nuk do të kishte qenë e njëjtë pa pasionin e tij për pijen. “El Floridita” ishte bari i tij i preferuar gjatë 20 vjetëve që jetoi në Kuba dhe pija e tij e preferuar ishte Daquiri i ftohtë. Ai ndihmoi në popullimin e këtij bari dhe për shkak të kokteilit të tij të preferuar bari shpesh njihej me emrin “Djepi i Daquiri-t”, të cilën ai e përdorte shpesh në shkrimet e tij. Hemingway është i nderuar sot me një bust të dedikuar për të, statujë bronzi dhe e pajisur me relike dhe fotografi.
Winston Churchill, politikan
Pija e preferuar: Uiski, skocez, raki, xhin, shampanjë
Falë Churchill, do të jetë gjithmonë një Angli dhe atje do të ketë gjithmonë Johnnie Walker Red. Është vështirë të përfytyrohet figura e kryeministrit britanik Winston Churchill pa puron e tij të famshme. Por bile dhe më shpesh se me puron havaiane Churchill-i dilte me gotën e uiskit në dorë. Politikani Anthony Eden në shënimet e veta kujton atë fakt, se si Churchill-i pinte uiski me soda (tonik) në orën 8:45 të mëngjesit. Pas të ngrënit Churchill-i preferonte të pinte verë porto dhe brendi. Praktikisht çdo ditë ai i bënte nderimet e merituara shampanjës së preferuar. Gjatë kohës së takimeve të “Treshes së Madhe” në vitet e Luftës së Dytë Botërore Winston Churchill-i provoi konjakun armen dhe atë gjeorgjian. Tregojnë, se më pas Churchill-i ia porosiste Stalinit këtë konjak me arka. Por zor se do të gjendet ndonjë njeri i cili ta ketë parë gjatë kësaj të dehur ndonjëherë atë. Ai është shprehur se “ka marrë më shumë nga alkooli sesa alkooli ka marrë nga ai”.
Mustafa Qemal Ataturku, burrë shteti
Pija e preferuar: Rakia
Mustafa Qemal Ataturku është heroi i kombëtar i Turqisë. Ai ishte oficer, revolucionar dhe themeluesi i Turqisë moderne, por gjithashtu ai ishte edhe një pijedashës i madh. Sipas të dhënave, ai pinte një litër raki në ditë, pije e famshme edhe në vendin tonë. Ka shumë mundësi që kjo ishte edhe arsyeja pse ai vdiq në moshën 57-vjeçare nga një sëmundje kronike në mëlçi.
Pablo Picasso, piktor
Pija e preferuar: Absinthe
Artisti më me ndikim i shekullit të njëzetë, Picasso, eksperimentoi me teknika novatore, që përfshinin edhe kubizmin. Por nuk ishte thjesht arti me të cilin eksperimentoi Picasso, si piktor ishte i njohur edhe për dashurinë që kishte ndaj Absinthe-t. Dhe fjalët e tij të fundit në shtratin e vdekjes nuk ishin për ndonjë njeri të dashur, apo pikturë, por për …pijen. “Pini për mua. Pini për shëndetin tim. Ju e dini se unë s’pi dot më”, ishin fjalët e tij të fundit para se të vdiste.
Mark Twain, shkrimtar
Pija e preferuar: Uiski
Shkrimtari i dashur amerikan Mark Twain nuk është i njohur vetëm për romanet e tij si “Aventurat e Tom Sojerit” apo të “Hakëlber Finit”, por edhe si një pijedashës i madh. Babai i letërsisë amerikane kishte një dobësi të madhe për uiskin. Një ndër shprehjet e tij të njohura për këtë pije ishte: “Më shumë seç duhet për diçka është gjë e keqe, por shumë uiski është diçka shumë e mirë”.”.
Charles Bukowski, poet
Helmi i preferuar: Pijet e rënda
Henry Charles Bukowski ishte një poet dhe shkrimtar i njohur amerikan. Ndër veprat e tij më të njohura citojmë “Pulp. Një histori e shekullit XX” dhe “Femrat”. Karriera e tij si një pijetar i fortë nisi që në moshën 13-vjeçare për faj të abuzimeve të babait të tij tiran. Raporti i tij me alkoolin ishte shumë i ngushtë, sidomos pas divorcit. Vetëm mikesha Linda arriti ta moderonte pak në këtë drejtim, edhe pse nuk ia arriti qëllimisht. Vdiq prej tuberkulozit.