• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bullizmi i heshtur ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe- Të dëgjosh atë që nuk thuhet

by Rudina Koromani
29/01/2026 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Koromani / Psikologe

Të punosh me adoleshentë me aftësi ndryshe , të shërosh emocionet e tyre është një përvojë shumë e thellë njerëzore. Ata nuk kanë më pak ndjenja, përkundrazi, shpesh kanë ndjeshmëri më të lartë emocionale. Terapia nuk ka të bëjë me “korrigjimin” e tyre, por me krijimin e një hapësire të sigurt, ku ndihen të parë, të dëgjuar dhe të pranuar. Shërimi fillon kur ata nuk ndihen më “gabim”, por të vlefshëm ashtu siç janë.

Bullizmi ndaj personave me aftësi ndryshe nuk është vetëm tallje apo dhunë fizike, të cilat kur ndodhin janë akte të patolerueshme njerëzore. Bullizmi ndaj tyre është shpesh:  përjashtim i vazhdueshëm, nënvlerësim, ironizim, etiketim ose trajtim si “të paaftë”. Serioze është fakti kur bullizmi vjen jo vetëm nga bashkëmoshatarët, por edhe nga mungesa e ndërhyrjes së të rriturve

Bullizmi ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe krahasuar me fëmijët e tjerë është shpesh më i heshtur dhe më i sofistikuar: është injorim, përjashtim social, “ndihmë” që i bèn tè ndihen tè paaftë. Ky lloj trajtimi/ injorimi nuk lë shenja në trup te ta, por lë plagë të thella në vetëvlerësim. Shenjat “e heshtura” që vërehenkur ndodhin raste të tilla janë:

  • tërheqje nga shoqëria,
  • heshtje e pazakontë,
  • rënie e interesit për shkollën,
  • ankth para se të dalin nga shtëpia,
  • dhimbje koke apo barku pa arsye mjekësore.

Shpesh fëmija nuk flet sepse mendon se “kështu duhet të jetë”. Ai krijon bindje shumë të rrezikshme: “Nuk vlej”‘ “Jam barrë” “Jam ndryshe, pra më pak”. Këto mund të çojnë në ankth, depresion, izolim, madje edhe mendime vetëdëmtuese sidomos në adoleshencë.

Çfarë mund të bëjnë prindërit kur dyshojnë se fëmija po bullizohet? Shërimi fillon kur nuk ndihesh më “gabim. Gjëja më e rëndësishme është t’i japin rëndësinë e duhur gjëndjeve psikologjike të tyre : të dëgjojnë pa gjykuar, të mos e fajësojnë fëmijën, të bashkëpunojnë me shkollën, nëse shihet e nevojshme të kërkojnë ndihmë profesionale. Mesazhi kryesor për fëmijën duhet të jetë:” Nuk je vetëm dhe nuk është faji yt. Ndryshimi yt nuk është dobësi. Është pjesë e identitetit tënd. Bullizmi flet për frikën e tjetrit, jo për vlerën tënde.”

Nga ana tjetër shkolla nuk duhet vetëm të ndëshkojë bullizmin, por të ndërtojë kulturë përfshirëse lidhur me ndërgjegjësimin, edukimin emocional, tolerancën zero ndaj përjashtimit, mbështetje psikologjike reale. Heshtja e shkollës, kur ndodh, është gjithashtu një formë dhune.

Kur shkolla hesht, dhuna flet.

Fëmijët e të rinjtë me aftësi ndryshe nuk janë “të brishtë”, ata  janë të pambrojtur e ndjeshmëria e tyre nuk është dobësi. Heshtja shoqërore e e institucionale është dobësi.

Mesazhi që u jap prindërive që rrisin e edukojnë fëmijë me aftësi ndryshë është të punojnë të forcojnë vetbesimin e tyre duke mundësuar nxjerrjen e ezërit të fëmijëve të tyre.

Duke formuar e ndërtuar sa më shumë aftësi të fëmiojët e tyure, duke i përfshirë realisht në komunitet, dhe duke i mësuar se të kërkosh ndihmë është forcë, jo dobësi.

“Ndjeshmëria ndaj njerëzve me aftësi ndryshe nuk është bamirësi, është kulturë njerëzore. Dhe ajo fillon aty ku ndalojmë së gjykuari dhe fillojmë së dëgjuari.”

 

Next Post
Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com