Një shqiptar 32-vjeçar u arrestua në Itali pas denoncimit të gruas, për dhunë fizike dhe seksuale. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u kap në flagrancë, teksa po e ndiqte gruan me një kacavidë në dorë për ta vrarë, pasi më parë e kishte rrahur në shtëpi, në sy të dy fëmijëve, 6-vjeç dhe një të sapolinduri.
Sipas policisë, gruaja ka treguar se ajo dhunohej fizikisht prej kohësh dhe më pas ai e detyronte po me dhunë të kryenin marrëdhënie seksuale. Nga hetimet ka rezultuar se shqiptari kthehej në banesë i dehur, i kërkonte gruas vazhdimisht para për të blerë alkool dhe pastaj e dhunonte, edhe në sy të fëmijëve.
ma.me