• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Itali, dëshmia rrënqethëse e shqiptarit: Si e thera gruan në gjumë

by Java News
09/12/2015 23:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në derën e apartamentit të tyre është vendosur një dekoracion për Krishtlindjen, por për këtë familje vetëm për festë nuk mund të flitet më tashmë. 43­vjeçari, i cili kishte 10 vite që jetonte në Itali ka vrarë bashkëshorten e tij me një veprim të pakontrollueshëm pasi ishte duke parë televizor shtrirë në divan. Gazeta Panorama sjell kronologjinë e ngjarjes dhe dëshminë e vrasësit.

Gjin Preducaj ka rrëfyer për prokuroren, Nadia Alessandra Calcaterra sesi një mbrëmje e zakonshme në një familje normale u kthye në një dramë. Preducaj ka treguar për prokuroren se, ndërsa ndodhej para televizorit, ka kryer një veprim të pakontrollueshëm duke marrë një thikë nga kuzhina dhe duke qëlluar bashkëshorten e tij, e cila po flinte në dhomën e gjumit.

Hetuesit thonë se, Gjini e ka varë bashkëshorten me një goditje të vetme duke i prerë asaj arterjen, gjë e cila nuk të lë dyshim për qëllimin për ta vrarë.

Pas këtij veprimi, 43 ­vjeçari ka tentuar të kryej vetëvrasje duke qëlluar veten me thikë në gjoks po me të njëjtën thikë. Por, plaga ishte një gërvishtje e vogël sa që ai la spitalin pas mjekimit për t’u rikthyer në burg.

Fjalët e dala nga goja e shqiptarit gjatë marrjes në pyetje ishin të pakta dhe konfuze. Gino, siç miqtë e tij e thërrasin, ka pranuar se ishte një person xheloz por nuk kishte dyshime se gruaja e tij e tradhtonte. Ai tregon se nuk e ka goditur kurrë bashkëshorten, ndërsa shton se debate kanë pasur, sidomos kohët e fundit. Hetuesit thonë se, Marjana disa ditë më parë i kishe shprehur burrit dyshime se mund të ishte shtatzënë. Ky detaj pritet të sqarohet pas autopsisë së urdhëruar nga gjykata. Gjithashtu, 43­ vjeçari i është nënshtruar dhe një kontrolli për të verifikuar nëse ka përdorur drogë apo alkool.

Nga gjetjet e hetuesve rezulton se pak pas vrasjes, 43­ vjeçari i ka telefonuar motrës së tij duke i thënë: “Mori fund”. Ka qenë e motra, e cila duke kuptuar situatën i ka telefonuar policisë, e cila ka shkuar në banesën e çiftit shqiptar rreth orës 04:00 të mëngjesit. Familja ishte e njohur në atë zonë. Gjini kishte emigruar në Itali 10 vite më parë bashkë me vëllain e tij.

Fqinjët tregojnë se familja ishte shumë e sjellshme dhe e edukuar dhe kurrë nuk i kishin parë të grindeshin. Ata thonë se para se të humbte punën, 43­ vjeçari punonte në ndërtimin e rrugëve. “Ata ishin të mirë, askush nuk e priste këtë”, tregon njëri prej fqinjëve.

Next Post

Universiteti londinez i heq titullin Donald Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

15 familje të evakuuara në Bushat, si është situata pas përmbytjeve në Shkodër

15 familje të evakuuara në Bushat, si është situata pas përmbytjeve në Shkodër

January 7, 2026
Përmbytjet nga shiu, strukturat e trashëgimisë kulturore në alert: Ku paraqitet situata më e përkeqësuar

Përmbytjet nga shiu, strukturat e trashëgimisë kulturore në alert: Ku paraqitet situata më e përkeqësuar

January 7, 2026
VIDEO / Vijon i pushtuar nga uji burgu i Durrësit, brenda lëvizet me gomone

VIDEO / Vijon i pushtuar nga uji burgu i Durrësit, brenda lëvizet me gomone

January 7, 2026
Moti i keq në Vlorë, çahet asfalti në fshatin Vajzë! Në Pogradec, rrëshqet rruga në Dardhas

Moti i keq në Vlorë, çahet asfalti në fshatin Vajzë! Në Pogradec, rrëshqet rruga në Dardhas

January 7, 2026
Venezuela, ora e represionit dhe e gjuetisë ndaj spiunëve: Nuk na qeverisin SHBA-të!

Venezuela, ora e represionit dhe e gjuetisë ndaj spiunëve: Nuk na qeverisin SHBA-të!

January 7, 2026
Përmbytjet në Durrës, banorët e evakuuar: Uji ka shkuar në një metër brenda në shtëpi, gjithçka është shkatërruar

Përmbytjet në Durrës, banorët e evakuuar: Uji ka shkuar në një metër brenda në shtëpi, gjithçka është shkatërruar

January 7, 2026
Pezullohet mësimi në shkollat e Gjirokastrës, bllokohet rruga drejt Kakavijës

Pezullohet mësimi në shkollat e Gjirokastrës, bllokohet rruga drejt Kakavijës

January 7, 2026
“Tortura e pagjumësi”, ish-deputeti i PS tregon si rekrutohen forcat speciale amerikane

“Tortura e pagjumësi”, ish-deputeti i PS tregon si rekrutohen forcat speciale amerikane

January 7, 2026
Trump tallet me Macronin: E binda të pranonte deri në 200% rritje të çmimit të barnave

Trump tallet me Macronin: E binda të pranonte deri në 200% rritje të çmimit të barnave

January 7, 2026
“Urdhri ishte i Berishës”/ Gazetari Mahmutaj u plagos më ’21 janar’: Nga Gërdeci, Rruga e Kombit, vrasje e Trebickës, zhdukja e Remzi Hoxhës, ku ka futur “hundët” Sali…

“Berisha më afër qelisë këtë 21 Janar”, Mahmutaj: Është rikuperuar serveri i Kryeministrisë

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In