• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tortura e pagjumësi”, ish-deputeti i PS tregon si rekrutohen forcat speciale amerikane

by A R
07/01/2026 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, Denis Deliu, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” në Tv Klan detaje të rralla mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten forcat speciale amerikane, duke theksuar se ka qenë pjesë e njësisë elitare DELTA. Deliu foli për përgatitjen fizike dhe psikologjike nga më ekstremet, operacionet e famshme amerikane dhe mentalitetin e këtyre njësive.

Sipas tij, forcat speciale amerikane i nënshtrohen një procesi shumë të ashpër përzgjedhjeje dhe stërvitjeje, ku testohen jo vetëm aftësitë fizike, por edhe qëndrueshmëria mendore. “Janë të përgatitur për çdo skenar. Bëjnë stërvitje nga më ekstremet, duke kaluar teste pagjumësie dhe situata të ndryshme, sepse ata gjithmonë mendojnë dhe përgatiten për më të keqen, përfshirë edhe rastin e marrjes peng”, u shpreh Deliu.

Deliu foli edhe për aspektin e përgatitjes në rast kapjeje. “Ka stërvitje që simulojnë torturën, jo për të dëmtuar, por për të mësuar si të përballosh presionin psikologjik dhe fizik nëse bie në duart e armikut”, theksoi ish-ushtaraku, duke nënvizuar se ky trajnim është jetik për mbijetesën dhe ruajtjen e informacionit kritik.

Ai theksoi se një nga elementët kyç të përgatitjes është përballja me stresin ekstrem dhe presionin e vazhdueshëm. “Stërviten deri në kufijtë njerëzorë. Pagjumësia përdoret si test për të parë sa rezistent është truri dhe trupi në kushte reale operacioni”, tha ai, duke shtuar se këto metoda nuk janë të rastësishme, por pjesë e një doktrine të mirëmenduar ushtarake.

Sa i përket pajisjeve, ai tha se forcat speciale amerikane janë të pajisura me teknologjinë më moderne. “Janë të pajisur me armë moderne, pa diskutim, dhe me mjete që u japin avantazh në çdo terren”, deklaroi Deliu, duke shtuar se teknologjia shkon gjithmonë paralel me përgatitjen njerëzore.

Në rrëfimin e tij, Denis Deliu preku edhe disa nga operacionet më të famshme amerikane të kryera ndër vite, duke nënvizuar se suksesi i tyre lidhet drejtpërdrejt me nivelin e lartë të stërvitjes dhe disiplinës. “Asgjë nuk lihet në dorë të rastësisë. Çdo detaj planifikohet dhe çdo skenar parashikohet”, tha ai.

Forcat speciale amerikane, përfshirë njësinë elitare DELTA Force, konsiderohen ndër më të përgatiturat në botë. Ato përdoren kryesisht për misione kundër terrorizmit, çlirime pengjesh dhe operacione sekrete me rrezik të lartë. Procesi i rekrutimit është shumë selektiv dhe vetëm një përqindje shumë e vogël e kandidatëve arrin të kalojë të gjitha fazat e përzgjedhjes dhe stërvitjes. Pikërisht, DELTa Force kreu dhe operacionin për arrestimin e ish-presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Next Post
Pezullohet mësimi në shkollat e Gjirokastrës, bllokohet rruga drejt Kakavijës

Pezullohet mësimi në shkollat e Gjirokastrës, bllokohet rruga drejt Kakavijës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com