• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

15 familje të evakuuara në Bushat, si është situata pas përmbytjeve në Shkodër

by A R
07/01/2026 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata është përmirësuar ndjeshëm mëngjesin e kësaj të mërkure, pas reshjeve të dendura të shiut të cilat shkaktuan përmbytje dhe një sërë problematikash ditën e djeshme në të gjithë vendin. Megjithatë problematikat mbeten, me rreth 15 familje që ende vijojnë të evakuuara në Bushat të Shkodrës.

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër njofton se situata hidrometeorologjike në territorin e qarkut paraqitet kryesisht e qëndrueshme dhe nën kontroll, pas monitorimit të vazhdueshëm në bashkëpunim me bashkitë dhe strukturat e Emergjencave Civile.

Në Bashkinë Shkodër reshjet e shiut kanë pushuar prej disa orësh. Megjithatë, në disa zona ka ujë në tokë bujqësore dhe oborre, ndërsa në zonën e Obotit në rrugën kryesore është regjistruar prani uji 30–40 cm, duke lejuar qarkullimin vetëm për mjete të larta.

Në Bashkinë e Vaut të Dejës reshjet e shiut kanë qenë mesatare gjatë mbrëmjes së kaluar. Përroi i Glinës tregon rënie të nivelit të ujit, ndërsa përroi i Gjadrit vazhdon të monitorohet nga strukturat e emergjencës. Në Njësinë Administrative Bushat, në fshatrat Mal i Jushit dhe Hoten, rreth 15 familje janë të bllokuara nga uji, ndërsa strukturat vendore po e ndjekin situatën nga afër.

Në Malësi të Madhe reshjet kanë qenë të ulëta dhe nuk raportohet për problematika. Në fshatin Kamicë përroi i thatë është tërhequr nga rruga, duke lehtësuar qarkullimin.

Në Bashkinë Fushë-Arrëz reshjet janë të ulëta, por rrëshqitjet e dherave dhe rënia e gurëve nga ditët e mëparshme kanë shkaktuar prezencë uji në disa akse rrugore. Rrugët mbeten të hapura dhe po punohet për pastrimin e tyre.

Në Pukë reshjet intensive shoqërohen me erë të fortë, pa probleme të raportuara deri tani, ndërsa situata monitorohet vazhdimisht.

Sipas Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, niveli i ujit në Urën e Bunës është 1.80 m, niveli i Liqenit të Shkodrës 7.7 m dhe në Dajç 6.2 m.

Prefektura e Qarkut Shkodër u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të bashkëpunojnë me strukturat e Emergjencave Civile për çdo situatë të mundshme.

Next Post
Havana zyrtare publikon fotot: Kush janë 32 ushtarët kubanë, që u vranë duke mbrojtur Maduron

Havana zyrtare publikon fotot: Kush janë 32 ushtarët kubanë, që u vranë duke mbrojtur Maduron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com