• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Itali, autopsitë tregojnë shkakun e vdekjes të pacientëve me koronavirus

by A R
10/05/2020 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse kaq shumë të vdekur nga Covid-19?

Zbulimi i një prej shkaqeve të mundshme të pacientëve me koronavirus vjen nga Bergamo, nga spitali Papa Giovanni XXIII.

Siç raporton “Corriere della Sera”, mjekët kanë vendosur të kryejnë autopsitë, pavarësisht paralajmërimit të Ministrisë.

“Na thonin, në thelb, të mos bënim autopsi tek pacientët e vdekur nga Covid-19. Nuk duhej të bëheshin teste autopsie nëse njihet shkaku i vdekjes, ishte arsyetimi bazë. Por ishte mjaftueshëm e qartë që kjo sëmundje po manifestohej në forma të ndryshme, të shumta, duhej të kuptonim”,  tregon Andrea Gianatti, drejtor i Departamentit të laboratorit dhe Anatomisë patologjike të spitalit bergamask.

 Autopsitë e Bergamos nxjerrin shkakun e vdekjes.

Kështu, doktor Gianatti dhe një koleg i tij, doktori Aurelio Sonzogni, vendosën të proçedojnë me testet post-mortem (pas vdekjes), që filloi me 19 mars. Janë bërë 75 autopsi dhe rezultatet kanë treguar se vdekja e një përqindje të lartë të sëmurësh me Covid-19 nuk ishte si pasojë e një infeksioni pulmonar të rëndë, transmeton noa.al.

“Më shumë pacientë kishin vdekur si pasojë e trombozës, që shpesh ishte manifestuar pas fazës akute të polmonitit, pra pas simptomave më tipike të provokuara nga koronavirusi,”- shpjegon Gianatti .

Teoria më e besueshme, sot, e lidhur me këtë zbulim, është që virusi ngjitet tek disa receptorë që ndodhen gjatë enëve të gjakut.

Nga ky kërkim, i publikuar në Preprint në MedRxiv dhe në provimin e The Lancet, u vërejt se ulja e vdekshmërisë ishte e lidhur me trajtimin antitrombotik me heparinë, ilaçi antikoagulant për të cilin Agjencia Italiane e Ilaçeve (AIFA) më pas ka autorizuar eksperimentimin klinik.

“Duket absolutisht i dobishëm, por jemi akoma në fazë përcaktimi, pra nuk ka akoma siguri- shton Gianatti -, gjithçka do stabilizohet, por këto janë vlerësime që u takojnë kolegëve të mi klinik”. Trajtimi me heparinë ka nisur edhe në spitalin Luigi Sacco të Milanos, i vetmi spital në Itali, bashkë me Papà Giovanni XXIII, janë bërë autopsitë. Rezultatet dhe i gjithë kërkimi janë në fazë vlerësimi në seksionin Infectious Diseases të The Lancet, revista e mirënjohur e Elsevier.

/a.r

Next Post
FOTO/ Qytetarët “pushtojnë” plazhet, nuk pyesin më për rregullat e karantinës

Plazhi në Shqipëri nis në fund të majit, çadrat 3.5 metra larg njëra-tjetrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com