Një 37-vjeçar italian ka rënë në prangat e Policisë Italiane pasi është kapur me sasi të madhe droge të llojërave të ndryshme. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave në garazhin e shqiptarit u gjetën 28 kilogramë marijuanë, 1 kilogramg kokainë, 47 telefona celularë si dhe 25 mijë euro.
Gjithashtu, policia gjeti edhe 6 automjete të përdorura për transportimin e drogës, si dhe materiale për konfeksionimin e dozimin e lëndës narkotike.
Sipas mediave italiane, shqiptari rezident në komunën Villafranka në provincën e Veronës, vëzhgohej prej mëse 1 viti nga agjentët e Policisë së këtij qyteti si një person i lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.
37-vjecari Artur Petushi, konsiderohet nga policia italiane si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës që veprojnë në zonën e Veriut të Italisë, me lidhje me organizatat kriminale ndërkombëtare.
Dhe pse shumë herë të tjera është hetuar nga policia italiane, Astrit Petushi ka mundur gjithmonë t’i shpëtoj urdhrit të arrestimit.









