• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Isuf Kalo nuk është i lirë që të shkruajë për Berishën në kohën e Bllokut”

by S M
16/07/2019 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mero Baze ka akuzuar dje Isuf Kalon, mjekun e ish diktatorit Enver Hoxha, se ka ruajtur figurën e Sali Berishës në raport me ngjarjet që pershkruan libri i tij me i ri për punën pranë udhëheqjes komuniste. Teksa flet për këtë aspekt, Baze shkruan se “Nuk e ka bërë në libër, ndaj dhe Sali Berisha ka vrapuar i lehtësuar me gruan e tij, të ishte në promovimin e librit. Biles kishte mërzitur dhe Tritanin.

Është nga ato nderet e jetës që nuk e di pse doktor Kalo ja kë bërë Sali Berishës, duke gjymtuar integritetin e një njeriu që ka fatin të dëshmojë për diktatorin që nuk kemi njohur nga afër”.

Ja shkrimi i plotë i Bazes:

 

Reagimet ndaj librit të doktor Kalos, si mjek personal i Enver Hoxhës janë të natyrshme. Nuk besoj që ka ndonjë mjek diktatori, që nuk ja ka arritur të bëjë një libër të debatuar pas vdekjes së dikatorit.

Isuf Kalo, ndryshe nga shumë personazhe të ngjashëm në botë, ka fatin që librin për diktatorin ta shkruajë në liri. Ky është një fat, nëse je njeri i lirë dhe një denim, nëse nuk e mposht dot diktatorin brenda vetes.

Nuk dua të merrem me reagimet ndaj librit, pasi mendoj që duhet një lexim serioz i tij. Për më tepër që kam një shije të mirë nga brumi intelektual i doktor Kalos.

Por nga një shfletim i thjeshtë, kuptova pse Sali Berisha dhe zonja e tij kishin vrapuar në promovimin e librit.

Nuk është miqësia e vjetër me doktor Kalon. Mik e ka pasur edhe në vitet ‘90, kur përfundoi emigrant në vendet skandinave. Ka pas plot miq në jetë që i ka sulmuar dhe e ka bërë të paqenë miqësinë me ta, për interesa të veta.

Por nëse e shlfetoni librin dhe pa e lexuar, do ta kuptoni.

Të gjithë kemi parasysh dy fotografi të famshme. Sali Berisha dhe gruaja e tij, dhe Dr. Isuf Kalo me gruan e tij, në një varkë në liqenin e Pogradecit me djalin dhe nusen e djalit të Enverit.

Pastaj të njëjtët personazhe në një dhomë me oxhak po në Pogradec, në vilën e Enverit.

Fotografitë kanë pas bërë shumë bujë kur u botuan në vitin 2010. Sali Berisha u egërsua aq shumë, sa i shpalli luftë emisionit “Fiks Fare” që i publikoi. Por nuk i përgënjeshtroi. Kishte më shumë makthin se kush i kishte nxjerrë.

Për shkak të peshës së madhe që fituan ato foto, dhe peshës edhe më të madhe që ka antikomunizmi fallco i Sali Berishës, ndërkohë që ka qenë një zvarranik pas fëmijëve të Enverit, doktor Kalo e ka detyrim, të bëjë një shpjegim se si një figurë e rëndësishme e pluralizmit, ndoshta njeriu që ka diktuar më shumë se kushdoi tjetër fatin e Shqipërisë këto 30 vjet, Sali Berisha, kishte depërtuar në familjen Hoxha.

Është e qartë që kishte depërtuar përmes tij në shiltetë dhe varkën e Enverit, ndaj dhe duhet ta bëjë këtë shpjegim.

Nuk është fjala për ndonjë personazh episodik të historisë sonë, që mund ta neglizhonte. Është fjala për Enverin tonë të dytë, që ka 30 vjet që dikton fatin e këtij vendi, shpesh herë me marrëzitë e tij.

Nuk e ka bërë në libër, ndaj dhe Sali Berisha ka vrapuar i lehtësuar me gruan e tij, të ishte në promovimin e librit. Biles kishte mërzitur dhe Tritanin.

Është nga ato nderet e jetës që nuk e di pse doktor Kalo ja kë bërë Sali Berishës, duke gjymtuar integritetin e një njeriu që ka fatin të dëshmojë për diktatorin që nuk kemi njohur nga afër.

Pas kësaj, përtoj ta lexoj atë libër. Edhe pse mund të jetë shumë i mirë  për ato gjëra që ka thënë. Por njeriun e letrave, e vrasin gjërat që nuk thotë. Aty ndjehet dënimi që vjen prej mungesës së lirisë brenda vetes.

Next Post
Grupet vulnerabël/ Manastirliu në Lushnje: Po ngrihen shërbime të reja sociale

Grupet vulnerabël/ Manastirliu në Lushnje: Po ngrihen shërbime të reja sociale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In