• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishte në muaj mjalti, çifti i ri humbet jetën në aksidentin me helikopter në Greqi

by A R
18/08/2026 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një çift i ri britanik dhe piloti i tyre humbën jetën të hënën në një aksident me helikopter në ishullin grek të Sifnos, njoftoi policia greke.

Viktimat janë identifikuar si Alexander Cromie dhe Marie Ebert. Çifti ndodhej në muajin e mjaltit, raportoi gazeta Kathimerini.

Helikopteri privat u rrëzua vetëm pak metra larg një piste uljeje, duke shkaktuar vdekjen e çiftit dhe pilotit, i cili ishte shtetas grek.

Sipas Kathimerini, çifti kishte marrë helikopterin nga fshati Markopoulo, pranë Athinës, drejt ishullit të njohur turistik. Sakaq një hetim për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. BBC ka kontaktuar Ministrinë e Jashtme britanike, autoritetet greke dhe kompaninë e aviacionit për një koment.

Kompania e menaxhimit të aseteve Blackstone u shpreh “e tronditur” nga vdekja e punonjësit të saj “të dashur”, Cromie, dhe bashkëshortes së tij. Një zyrtar i lartë i policisë i tha The Times se aksidenti ndodhi pak para orarit të planifikuar të uljes së helikopterit, në orën 18:15 sipas kohës lokale.

Zëvendëskryetari i Bashkisë së Sifnos, Manolis Foundoulakis, mbërriti në vendngjarje pak pas incidentit dhe i tha medias lokale Newsit se nga helikopteri kishte mbetur “pothuajse asgjë”.

Ai tha se banorët e zonës e panë helikopterin të rrëzohej vetëm pak metra larg banesave të tyre dhe kishin përshkruar një “zhurmë të çuditshme të motorit” që vinte nga helikopteri teksa po përgatitej të ulej.

Sipas tij, dy prej viktimave u gjetën brenda rrënojave të helikopterit, ndërsa i treti ndodhej pak më larg. Zjarrfikësit ndërhynë për të shuar flakët që shpërthyen pas rrëzimit. Zjarri u vu nën kontroll dhe u shua gjatë mbrëmjes së të hënës.

Next Post
Zbardhen emrat, kush janë dy kandidatët për deputetë në listën e sigurt të PD-së në qarkun Berat

"Verë e zezë në Shqipëri", PD: Vrasje, zjarre dhe tritol! Turisti kthehet me arkëmort...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com