• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Ishte në dijeni të abuzimeve seksuale”, kërkohet shkarkimi i Papa Françeskut

by A R
27/08/2018 11:58
Mandatory Credit: Photo by ZUMA/REX (4610422d)
Pope Francis I
The Way of the Cross celebrations, Rome, Italy - 03 Apr 2015
The Way of the Cross is part of the Easter tradition in Catholic countries. It takes place on Good Friday and commemorates the passion and death of Jesus Christ through the reading of prayers along a path of 14 stations.

Mandatory Credit: Photo by ZUMA/REX (4610422d) Pope Francis I The Way of the Cross celebrations, Rome, Italy - 03 Apr 2015 The Way of the Cross is part of the Easter tradition in Catholic countries. It takes place on Good Friday and commemorates the passion and death of Jesus Christ through the reading of prayers along a path of 14 stations.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raport i firmosur nga ish-Nunci Apostolik në SHBA, Carlo Maria Viganò, i publikuar nga disa media ka tronditur thellë Papatin e Bergolios.

Ish-Nunci dëshmon se Papa Françesku ka qenë në dijeni të abuzimeve seksuale të ish-Peshkopit të Uashingtonit, Theodore McCarrik dhe sërish ka heshtur apo e ka promovuar atë.

Viganò, për të cilin gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan se bën pjesë të konservatorët që kundërshtojnë nismat dhe sjelljen e Papës së tanishëm, kërkon dorëheqjen e këtij të fundit.

“Në këtë moment shumë dramatik për Kishën universale, Papa duhet të njohë gabimet e veta dhe në koherencë me parimin e qartë të tolerancëz zero dhe duhet të jetë i pari që të japë një shembull të mirë për kardinalët dhe peshkopët që kanë mbuluar abuzimet e McCarrik dhe të japë dorëheqjen bashkë më ta”, shkruan ndër të tjera Viganò.

Sipas tij, Vatikani ka patur dijeni që në vitin 2000 për abuzimet, vit kur Mçarrik u ngrit në detyrën e peshkopit të Uashingtonit.

Hetimi ndaj tij nisi në vitin 2018, por për raporte seksuale me të rritur, ndryshe nga dëshmia e ish-Nuncit që deklaron se abuzimet e tij kanë qenë me seminaristë shkruan Respublica.

Sipas tij, emërimi në detyrën në fjalë nuk është vepër e Papa Vojtilës, por e ish-sekretarit të Shtetit, Sodano, ndërkohë që Gjon Pali II ishte shumë i sëmurë.

Spekullimet janë se Sodano ka mbuluar informacionin pasi askush nuk do të pranojë se Vojtila të ketë gisht në këtë çështje.

Një arsye për këtë është se McCarrik lëvizte në Vatikan me miq të nivelit të lartë dhe pjesë e Curias, çka mund të shpjegojë mbulimin për një kohë të gjatë të abuzimeve të tij.

Problematik është qëndrimi i Papës Benedikti XVI, që është vënë në dijeni për abuzimet e peshkopit nga ish-sekretari i Shtetit Tarcisio Bertone. Në vitin 2009, Benedikti veproi por përgjysmë, me sanksione sekrete.

Por akuza më e rëndë shkon ndaj Papa Franceskut, që ka dalë hapur me disa deklarata në mbështetje të afrimit të homoseksualëve me Kishën.

Sipas ish-Nuncit Apostolik në mbështetje të Mçarrik dhe Papës janë peshkopët amerikanë, filo-homoseksualë sipas tij që po diktojnë sjelljen e Vatikanit për çështje të tilla.

Ai shkruan madje për një audiencë më Françeskun në vitin 2013 ku është folur për peshkopin, por Papa nuk ka bërë asnjë koment.

Akuzat bashkë me kërkesën për dorëheqje vijnë ndërkohë që Bergolio e ka shkarkuar tanimë McCarrik nga këshillimi Kardinalëve, një akt i paprecedent në kohët e sotme, por që lë shijen e një manovre në kushtet e një denoncimi konkret.

Çështja ndërlikohet më shumë nisur nga fakti se ndërkohë që Françesku po kërkon falje në Irlandë, ai duket se ka preferuar të heshtë për një kohë të gjatë dhe të mbrojë të akuzuarit.

Për McCarrik, Papa deklaroi se akuzat janë poshtërsi, por reagimi i peshkopit të Bostonit e detyroi të hapë hetime. Corriere insinuon se çështja Viganó rihap për diskutim arsyet e dorëheqjes së Papa Benediktit, i “vetmi që del i paprekur në këtë histori”. Do të japë apo jo dorëheqje Françesku kjo mbetet për t’u parë, por duhet thënë se Papari i tij është njollosur keq./a.m.

Next Post
Festivali i balonave për herë të parë në Shqipëri

Festivali i balonave për herë të parë në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In