• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-të përndjekurit, rradha që do të ndiqet për pagesat e dëmshpërblimeve

by Aalison Pearse Stevens
13/07/2016 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të pagesave të këstit të pestë për ish-të dënuarit politikë dhe publikimit të listës së plotë me 2430 emrat, Ministria Financave ka çelur procedurat për nisjen e pagesave. Njëkohësisht, dikasteri kërkon që shumat të kalojnë për ta sa më shpejt, duke kërkuar mundësinë për çeljen brenda vitit edhe të këstit të shtatë. Por, ajo çka bëhet pengesë shpeshherë për mosrealizimin e pagesave janë vetë dosjet e të dënuarve, e  për këtë qëllim në drejtorinë e Përfitimeve të Ministrisë është hapur një sportel  i posaçëm, në të cilin nga e hëna në të enjte, të gjithë ish-të përndjekurit dhe trashëgimtarët e tyre, mund të njihen me statusin e dosjeve dhe parregullsitë që gjenden brenda tyre, çka pengojnë edhe kalimet e pagesave në bankë.

Por, përpos kësaj, tashmë ndarja e parave do të bëhet duke ndjekur rendin që propozon ligji i dëmshpërblimeve edhe për këtë këst, me gjithë diskutimet dhe mundësitë për të bërë ndryshime për një skemë të re të pagesave. Sipas  listës së emrave, ndarja e pagesave në etapa kohore bëhet për 6 grupime, që përfshijnë ish-të dënuarat gra, burrat mbi 75 vjeç, ish-të dënuarit që vuajnë nga sëmundje, pavarësisht moshës dhe trashëgimtarë të të dënuarve që janë mbi 75 vjeç. Të gjitha subjektet përfituese, për këtë qëllim duhet të dërgojnë dorazi ose me postë në Ministrinë e Financave dokumentet e parashikuara në aktet nënligjore.

Radha e pagesave

Të parat në listë për dëmshpërblimin në muajin korrik janë gratë ish-të dënuara. Përfitueset duhet të paraqesin certifikatë personale jo më të vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie bankare në lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë ish-të dënuarit mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit, që vazhdojnë të jenë gjallë. Kjo kategori duhet të paraqesë certifikatë personale jo më të vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numrin e llogarisë.

Ndërsa, në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish-të dënuar politikë të gjallë, që vuajnë nga sëmundje të rënda. Kjo kategori duhet të paraqesë raport mjeko-ligjor, origjinal me emra dhe mbiemra të anëtarëve, me firmë të gjithsecilit dhe me vulë, (jo kopje) për paaftësi të plotë për punë, e lëshuar nga KEMCAP; raport mjeko-ligjor për sëmundje onkologjike dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme të lëshuara nga Qendra Shëndetësore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Shëndetësore Universitare “Shefqet Ndroqi”, certifikatë personale dhe numrin e llogarisë bankare në lek.

Në kategorinë e katërt janë ish-të dënuarit, të cilët pavarësisht nga mosha, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Përfituesit e kësaj kategorie duhet të paraqesin certifikatë personale jo më të vjetër sesa një javë nga data e dorëzimit, certifikatë familjare, ku të përfshihet fëmija i mitur, certifikatë personale të fëmijës së mitur dhe numër llogarie bankare në lek. Ndërsa për kategorinë e pestë me prioritet “Për persona ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç”.

Përfituesit duhet të paraqesin certifikatë vdekjeje të personit ish-të dënuar, certifikatë personale të të miturit, trashëgimtarë të radhës së parë të personit ish-të dënuar që nuk jeton më, certifikatë familjare të ish-të dënuarit, ku të përfshihen fëmija i mitur, dëshmi trashëgimie që të vërtetojë se fëmija i mitur është trashëgimtar ligjor dhe vendim gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna e të miturit nuk jeton më dhe numër llogarie bankare.

Për kategorinë e gjashtë me prioritet, “Për persona ish-të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç”, të cilët duhet të dorëzojnë certifikatë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie. Fondi i dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë nga regjimi komunist është ndarë, në mënyrë proporcionale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategoritë e subjekteve përfituese parësore, dhe 30 për qind për trashëgimtarët e ish-të dënuarve. Gjatë harkut kohor të vitit 2015, për kategorinë parësore janë shpërndarë 1.4 miliardë lekë ku kanë përfituar sipas 5 kësteve, 2916 ish-të dënuar. Ndërsa për kategorinë e trashëgimtarëve janë ndarë 900 milionë lekë, të cilat i kanë përfituar 3900 vetë.

Kategoritë
1) Ish-të dënuarat politike, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës.
2) Ish-të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
3) Ish-të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm.
4) Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
5) Ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.
6) Ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Pesë problemet pse paratë nuk u dorëzohen ish-të dënuarve

Ekspertët e drejtorisë së Dëmshpërblimeve në Ministri sqarojnë se janë një sërë problematikash që hasen si në dokumentacion, ashtu edhe në raportet me ministrinë e Drejtësisë.

1. Ndër problematikat kryesore që hasen për ish-të përndjekurit, është vonesa e miratimit të dosjeve nga Ministria e Drejtësisë. Financat nuk mund të japin miratimin e dosjeve, me vendim të Këshillit të Ministrave. Ministria e Financave menaxhon fondin, në momentin kur dosja vjen e miratuar me VKM-në përkatëse nga Ministria e Drejtësisë.

2. Një problematikë tjetër lidhet me kthimet e pagesave nga bankat e nivelit të dytë për shkak se numrat e llogarive rezultojnë të mbyllura. Para çeljes së këstit përkatës për secilin përfitues, ministria jep njoftime zyrtare, të cilin e transmetojnë edhe mediet e më pas përfituesit kërkojnë të marrin lekët. Por, kur shpërndahet kësti, Financat duhet të kenë vërtetime e dokumentacionit të muajit, dhe mungesa e tyre i kthen sërish lekët në fondin e shtetit.

3. Një problematikë tjetër është te radha e pagesës. Në momentin që çelet një këst i dytë për trashëgimtarët dhe personat përfitues paraqiten, Drejtoria e Dëmshpërblimeve nuk i paguan të gjithë njëherësh. Ajo bazohet te radha e pagesës së këstit të parë. Pra, ai që ka marrë këstin e parë, i pari do të marrë këstin e dytë, i pari.

4. Një problematikë tjetër lidhet me përfituesit, të cilët dorëzojnë dokumentet në mënyrë të vazhdueshme. Ashtu siç e parashikon legjislacioni, me çeljen e çdo kësti, vërtetimi bankar duhet të jetë prezent dhe certifikata personale, qoftë e përfituesit, qoftë e personit që merr dëmshpërblimin e tij. Këto janë dy dokumente të detyrueshme, për të cilat Drejtoria e Dëmshpërblimeve duhet të vërtetojë që personi është në jetë.

5. Gjithashtu, edhe dosjet ekzistuese kanë rolin e vet, për të cilat individët mund të marrin konsulencë me juristët, në momentin kur ka kundërshtim të akteve të trashëgimisë, apo të çdo lloj dokumenti tjetër ligjor.

Neritan Gjergo

ma.me

Next Post

Kërkesat e Ekonomit për tatimet: Afishim çmimesh dhe NIPT për plazhet private

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In