Sasho Mijallkovit, i cili javën e kaluar u arrestua në aeroportin e Beogradit, përveç revoles “Bereta” i janë gjetur edhe dorëza kirurgjike dhe një kuti shtesë me municion, që tregon se ai nuk ka thënë të vërtetën kur para policisë serbe ka deklaruar se revolen e ka harruar “rastësisht” në çantën e dorës, shkruan gazeta serbe “Alo”.
Kjo gazetë shkruan se Mijallkov është liruar pas ndërhyrjes së fuqishme nga kreu i qeverisë maqedonase.