Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi kanë zhvilluar një takim me presidenten Jahjaga për situatën politike.
Sipas kryeministrit Mustafa, “Në Kosovë nuk jemi në ndonjë krizë institucionale, por realisht jemi në një gjendje ku opozita po tenton të bllokoj dhunshëm institucionet.
Ne përkrahim çdo iniciativë që ndërmerr Presidentja, por mendojmë që opozita të veprojë vetëm sipas ligjeve dhe kushtetutës”, ka thënë Mustafa.
Ndërsa Thaci tha se “Nuk ka krizë, ka dhunë nga ana e opozitës. Do respektojmë të gjitha marrëveshjet e arritura deri këtu”, ka thënë Thaçi.









