• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

by A. Q
01/09/2026 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, reagoi pas incidentit të ndodhur në aeroportin Leipzig/Halle, duke shprehur mbështetjen e plotë të Athinës për Gjermaninë.

Ai theksoi se përpjekjet për të frikësuar demokracitë nuk do të kenë sukses dhe shtoi se Greqia mbetet e palëkundur në ruajtjen e një force parandaluese të besueshme për mbrojtjen e qytetarëve dhe sigurisë kombëtare.

Nga ana e saj, Gjermania konfirmoi se Rusia është zyrtarisht e përfshirë në tentativën e sulmit me dron kundër një aeroplani transporti ukrainas në Leipzig.

Në një postim në platformën “X”, ai theksoi se përpjekjet për të frikësuar demokracitë nuk do të kenë sukses dhe se Greqia mbetet e palëkundur në ruajtjen e një force parandaluese të besueshme për mbrojtjen e qytetarëve dhe sigurisë kombëtare.

Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrind, e cilësoi incidentin si pjesë të sulmeve hibride të Moskës në Evropë dhe paralajmëroi se kërcënimi ndaj Gjermanisë është i lartë.

“Ne nuk jemi në luftë, por jemi një objektiv i përditshëm i sulmeve hibride”, deklaroi ai.

Ministri i Jashtëm gjerman njoftoi masa të menjëhershme, përfshirë mbylljen e konsullatës ruse në Bon dhe të Shtëpisë Ruse në Berlin, si dhe thirrjen e ambasadorit rus për shpjegime.

Ai theksoi se Berlini do të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, duke e cilësuar incidentin pjesë të një serie të gjatë operacionesh destabilizuese kundër Evropës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, përshëndeti masat e Gjermanisë dhe përsëriti se angazhimi i Aleancës ndaj Ukrainës mbetet i palëkundur.

Ai nënvizoi se NATO do të forcojë aftësinë për të penguar dhe mbrojtur të gjithë aleatët kundër çdo kërcënimi, përfshirë veprimet dashakeqe si ato të regjistruara në Leipzig.

Nga Moska, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, paralajmëroi se Rusia do t’u përgjigjet “veprimeve anti-ruse” të Gjermanisë, pas vendimit të Berlinit për mbylljen e qendrës kulturore ruse në Berlin dhe konsullatës në Bon.

Incidenti ka shtuar tensionet mes dy vendeve, duke konfirmuar përshkallëzimin e përballjes hibride në kontinentin evropian.

Next Post
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

October 20, 2026
Protestuesit nxjerrin molotovët te Rruga e Durrësit, i kishin maskuar si… Molto!

Protestuesit nxjerrin molotovët te Rruga e Durrësit, i kishin maskuar si… Molto!

October 20, 2026
500 ushtarë në Milano pas protestave të dhunshme, Meloni paralajmëron masa të ashpra sigurie

500 ushtarë në Milano pas protestave të dhunshme, Meloni paralajmëron masa të ashpra sigurie

October 20, 2026
Sindikata e Pedagogëve njofton bojkot të mësimit: Mblidhemi sërish nesër në orën 10:00

Sindikata e Pedagogëve njofton bojkot të mësimit: Mblidhemi sërish nesër në orën 10:00

October 20, 2026
Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

Nafta arrin nivelin rekord në pesë muajt e fundit

October 20, 2026
Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

Gurë drejt Ministrisë së Arsimit, ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve

October 20, 2026

“Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend

October 20, 2026
Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

October 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com