• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-prokurori që ‘kopsiti’ 21 Janarin: Ina Rama sabotoi dosjen, provat janë prishur

by A R
26/02/2025 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, tha se sot nuk ka më drejtësi.

Si prokuror i çështjes 21 janari, Karanxha tha se dosja është sabotuar dhe kjo është deklaruar pas 15 vitesh.

Karanxha u shpreh se Prokuroria e Përgjithshme, që atëherë ka qenë Ina Rama, nuk e ka marrë përsipër çështjen.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse do të ketë ndonjëherë drejtësi për 21 janarin, ish-prokurori deklaroi se, fatkeqësisht, provat janë prishur.

Ai shtoi se duhet të pyetet personi pse nuk e ka bërë detyrën dhe duhet parë roli i Fondacionit Soros.

Pjesë nga biseda:

Karanxha: Sot nuk ka më drejtësi. Gjyqet rrezikojnë të shkojnë drejt 30 viteve. Sot njerëzit po vdesin dhe nuk po marrin drejtësi. Për mua është një gabim shumë i rëndë. Duhet të ishin gjetur forma të tjera që sistemi të mos dilte jashtë loje. Aksesi në drejtësi, afati i arsyeshëm është shkelur në çdo aspekt. Sot shumë gjyqe bëhen në dhomë këshillimi. Edhe Gjykata e Lartë, 0.01% të rasteve i gjykon në seancë gjyqësore. Ky akses ka ikur. Qytetarët sot e kanë gjykatën jashtë loje. Sot ka frikë të ndahet burri nga gruaja sepse nuk e bën dot gjyqin. Politikanët janë futur vetë në sistem kur ishte i vjetër dhe kanë kryer punë.

Borakaj: Rama tha se do të ketë drejtësi për 21 janarin, edhe pse do të vonojë.

Karanxha: Kam qenë prokuror i çështjes dhe jam hequr nga dikush që nuk ka rëndësi. Për 21 janarin ka një problem shumë të madh. Pas 15 vitesh, Gjykata e Lartë ka thënë se kompetente për të hetuar zyrtarët e lartë ka qenë Prokuroria e Përgjithshme. Atëherë ka qenë Ina Rama dhe nuk e ka marrë përsipër këtë çështje. Kjo është konstatuar pas 15 vitesh. Kjo është e padrejtë sepse nuk mund të hedhësh baltë pas 15 vitesh. Duhet të dalë e vërteta pse ish-prokurorja e përgjithshme nuk ka bërë hetim për 21 janarin. Ndërkohë, Ina Rama, që ka sabotuar dosjen e 21 janarit, është promovuar.

Borakaj: Është sabotuar 21 janari?

Karanxha: Këtu është sabotimi i parë, mos marrja përsipër.

Borakaj: Do të ketë ndonjëherë drejtësi për 21 janarin?

Karanxha: Provat janë prishur, çfarë mund të gjejmë pas 15 vitesh? Duhet të pyetet personi pse nuk e ka bërë detyrën. Duhet parë edhe roli i fondacionit Soros. Soros i dërgon një email sekretares së shtetit, Hillary Klinton, ku i thotë se do të ketë dhunë, grupe rebele. Nga i di ti këto? Tani, nëse i di, duhet të pyetesh. Pas 15 vitesh është shumë e vështirë.

Next Post
I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 62-vjeçari në Fier

I dënuar me 8 vite burg në Itali, arrestohet 62-vjeçari në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Martin Leka: Kemi problem me “republikën e prokurorëve”, institucionet duhet të kenë dinjitet

October 5, 2026
“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

“Situata në Kosovë u përshkallëzua në orët e fundit”, Ish-ministri: Kurti e lidhi Gjykatën Speciale me votën për Presidentin

October 5, 2026
Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

Dha dorëheqjen si Sekretare e shtypit të Trumpit, Leavitt i bashkohet Fox News

October 5, 2026
Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

Identifikohet viktima e aksidentit në rrugën Peqin–Elbasan, ishte pasagjere në…

October 5, 2026
Kim Kardashian mburret me prindërimin: Jam një prind mesatarisht strikt, punësoj 5 dado në total

Kim Kardashian mburret me prindërimin: Jam një prind mesatarisht strikt, punësoj 5 dado në total

October 5, 2026
Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

Përshkallëzohet situata në Kosovë, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

October 5, 2026
“Akt tronditës, na duhet lobim”- Analisti: Shqipëria dhe Kosova të koordinojnë veprimet në mbrojtje të 4 ish-krerëve të UÇK-së

Klementin Mile “zbërthen” protestën: Është në funksion të luftës politike në SHBA!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com