• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-prokurori Mueller: Raporti nuk e shfajëson presidentin Trump

by Java News
24/07/2019 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-prokurori i posaçëm Robert Mueller po dëshmon sot para Kongresit, lidhur me ndërhyrjen ruse në favor të Donald Trumpit dhe nëse presidenti më pas pengoi drejtësinë, duke u përpjekur të ndalte hetimin e prokurorit.

 

Zoti Mueller tha në Kongres se hetimi i tij nuk e shfajësoi presidentin Trump lidhur për pengimin e mundshëm të drejtësisë.

 

Pohimi i tij bie ndesh me këmbënguljen e Presidentit Trump se raporti i Prokurorit të Posaçëm e shfajëson atë për pengimin e drejtësisë me përpjekjet për të ndalur hetimin. Dëshmia e zotit Mueller po përputhet pothuajse plotësisht me raportin e tij dhe nuk po sjell shumë informacione të reja.

 

Në fillim të seancës, kreu demokrat i Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve, Jerrold Nadler e pyeti prokurorin nëse e kishte nxjerrë plotësisht të pafajshëm zotin Trump:

 

Zoti Mueller tha “jo”.

 

“Presidenti nuk u nxorr i pafajshëm për akte të cilat ai akuzohet se i ka kryer”.

 

Megjithatë zoti Mueller shpjegoi se mbi Presidentin Trump nuk mund të ngrihen akuza penale, për shkak të një rregulli të Departamentit të Drejtësisë, sipas së cilit ndalohet paditja e një presidenti në detyrë.

 

“Mbështetur tek politikat dhe parimet e Departamentit të Drejtësisë për drejtësinë (e procesit), ne vendosëm që të mos japim një përcaktim, lidhur me faktin nëse presidenti kreu krim”, tha ai.

 

Më pas gjatë seancës, kongresmeni republikan Ken Buck e pyeti zotin Mueller:

 

“A mund të ngrini akuza ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara me pengim të drejtësisë kur të mos jetë më në detyrë”?

 

“Po”, u përgjigj zoti Mueller.

 

Ish-Prokurori i Posaçëm tha se ekipi i tij u përpoq pa sukses për një vit të arrinte një marrëveshje me zotin Trump që të jepte një dëshmi personalisht, por presidenti vetëm iu përgjigj disa pyetjeve me shkrim.

 

Në komentet e tij në fillim të seancës, zoti Mueller tha se hetimi arriti në përfundimin se qeveria ruse ndërhyri në zgjedhjet amerikane në mënyrë të gjerë dhe sistematike.

 

Zoti Mueller tha për një nga përfundimet më të rëndësishme dhe të debatueshme:

 

“Ne nuk e trajtuam bashkëpunimin me qëllim, që nuk është një term ligjor”.

 

Zoti Mueller konfirmoi gjithashtu se Presidenti Trump donte ta shkarkonte pasi ai po hetonte për pengimin e drejtësisë.

 

Zoti Mueller theksoi se dëshmia e tij do të ishte e kufizuar, pasi ajo mund të ndikonte në çështje që nuk janë përfundimtare dhe sepse Departamenti i Drejtësisë kishte përdorur provilegjin që të mos ta lejonte të fliste për disa tema.

 

Presidenti Trump kishte thënë se nuk kishte ndër mend ta shohë seancën pesë orëshe të zotit Mueller dhe këmbëngul se seancat janë një humbje e jashtëzakonshme kohe.

 

Pak para se të fillonte seanca, ai shkruajti në Twitter: “JO KONSPIRACION, JO PENGIM”.

 

Seancat janë kritike për 235 demokratët e opozitës në Dhomën e Përfaqësuesve, një e treta prej të cilëve kanë bërë thirrje për fillimin e një procesi shkarkimi ose një hetimi për shkarkim për presidentin Trump.

 

Aleatët e Presidentit Trump në Kongres thonë se zoti Mueller nuk gjeti asgjë inkriminuese për zotin Trump dhe se kjo çështje duhet mbyllur dhe këtë qëndrim po mbajnë edhe në seancë.

 

Ndërsa mbahet seanca e dytë e dëshmisë, para komisionit të zbulimit, nuk ka dyshim se kjo është një ditë dramatike në Uashington, qoftë edhe nga fakti që zoti Mueller i cili pothuajse nuk ka folur fare për raportin, flet në seanca të hapura për publikun. Në fakt miliona amerikanë që nuk e kanë lexuar raportin prej 448 faqesh të prokurorit të posaçëm, po e shohin këtë dëshmi./VOA

 

 

Next Post
Hapen dyert e Teatrit Kombëtar, Basha dhe protestuesit ulen në sallë

Video/Lulzim Basha shkon sërish te Teatri, mundohet të kapë dhe kauzën e artistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com