Ish-drejtuesi i prokurorisë së Apelit, Shkëlqim Hajdari u shpreh se javën tjetër prokurorët shqiptarë do të shkojnë për trajnim në SHBA nga FBI-ja.
“Kolegët e mi në prokurori që do të kalojnë SPAK-un do të shkojnë në SHBA javën tjetër për trajnim nga FBI-ja, llogarit kush do i hetojë ‘peshqit’, do të jenë disa ‘robotë’, që kur të grumbullojnë provat nuk do të shohin si e ka emrin” tha ai.
Deklaratat e Hajdarit erdhën në Report Tv teksa në panel u komentua situata politike, reforma në drejtësi dhe negociatat.
/a.r