• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish politikani serb: Beogradi nuk do marrëveshje me Prishtinën. Perëndimi po e toleron për ta shkëputur nga ndikimi rus

by Java News
18/09/2023 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa një pikë të qartë startuese, negociatat mes Kosovës e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve janë të kota, ka thënë ish-politikani serb, Nenad Çanak, gjatë një interviste për Koha.

Sipas tij, thelbi i problemit është njohja e shtetit të Kosovës, teksa nuk pret ndryshim të qasjes në Beograd në një të ardhme të afërt. Çanak, i cili të hënën qëndroi në Kosovë bashkë me një grup aktivistësh nga Ukraina, ka folur edhe për ndikimin rus në Serbi, që, sipas tij, përbën arsyen kryesore pse Perëndimi gjithë presionin po ia bën palës kosovare.

“Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje me Kosovën, edhe pse nuk ka asnjë çështje që nuk do të mund të zgjidhej përmes dialogut”, ka thënë ish-politikani i njohur serb Nenad Çanak, i cili pas dorëheqjes nga kreu i socialdemokratëve të Vojvodinës i është rikthyer shoqërisë civile.

Duke folur për dështimin e takimit të fundit, Çanak thotë se aktualisht politika serbe po përjeton rritje të etno-nacionalizimit politik dhe ideve mikro imperialiste në pjesën lindore të Bosnjë-Hercegovinës, Mal të Zi dhe në veri të Kosovës.

“Për shkak të kësaj mendoj se të ashtuquajturat negociata janë të kota, sepse të arrihet marrëveshje kur nuk keni një pikë të qartë. Ka një shprehje që preferoj ta përdor në raste të tilla: është e pamundur ta zgjosh dikë i cili aktron sikur po fle. Pra, kur dikush nuk është duke fjetur por vetëm bëhet sikur, nuk mund ta zgjosh. E njëjta vlen edhe këtu. Nuk mund të bësh marrëveshje me dikë që nuk do marrëveshje. Sepse marrëveshja duhet të jetë mes dy shteteve sovrane. Në atë moment kur ka marrëveshje mes shteteve de facto, jo domosdoshmërisht de jure. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk ka dyshime në këtë. Kur flet me njerëzit në Serbi edhe politikanët që i njohin rrethanat privatisht të thonë se Kosova natyrisht që është e pavarur, por nuk mund ta pranojmë atë për arsye të ndryshme dhe të shumta”, ka thënë ish-themeluesi i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës”, ka theksuar Çanak.

Sa i përket rolit të ndërmjetësit në dialog, për të cilin kryeministri Albin Kurti adresoi kritika të forta se po ia mban anën Serbisë, Çanak këtë situatë e ka krahasuar me nxënësit e mirë dhe ata të këqij.

“Situata është shumë e qartë dhe e kuptueshme. Kur në klasë ke nxënës të mirë dhe të këqij, kur ke dikë që shkakton probleme gjatë tërë kohës, ju investoni më shumë durim në ta sesa tek tjetri që nuk bën probleme. Në këtë moment, mendoj se prezenca e ideve fashiste të Rusisë në Serbi është shumë e fuqishme. BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara po bëjnë çfarë po munden për ta shkëputur Serbinë nga ndikimi rus. Për këtë arsye ata po shfaqin durim të pakufishëm drejt udhëheqjes së Serbisë, veçanërisht presidentit Vuçiq. Qëllimi i tyre i vetëm është ta largojnë Rusinë nga Serbia sateliti i saj – Republika Serbe. Kjo praktikisht është arsyeja se pse presioni është zhvendosur tek gjithë të tjerët, përfshirë Kosovën”, është shprehur Çanak.

Çanak vlerëson se për momentin në Serbi nuk ka ndonjë forcë politike që do ta pranonte realitetin e Kosovës. Madje, sipas tij, as mbajtja e zgjedhjeve të reja atje nuk pritet të sjellë ndryshime në raport me Kosovën, teksa opozitën serbe e ka vlerësuar edhe më të keqe se pushtetin aktual.

Shkaktare të kësaj gjendjeje ai i sheh ndikimin dhe propagandën ruse. Kjo është edhe arsyeja pse ai bashkë me një grup aktivistësh nga Ukraina vizituan të hënën Kosovën, ku takuan edhe kryeministrin Albin Kurti. Analisti politik nga Kievi, Nikola Daviduka, thotë se qëllimi i vizitës është kërkesa për ndihmë dhe luftimi i propagandës së Putinit.

“Jemi këtu për të luftuar propagandën e narrativën ruse dhe t’ua themi të vërtetën qytetarëve të Kosovës për luftën në Ukrainë, për atë se si Rusia po vret civilë, po dhunon, po bombardon shkolla, ndërtesa banimi e shtëpi. Duam ta themi të vërtetën se si ushtrua jonë po mbron jo vetëm territorin e Ukrainës, por edhe depërtimin e autokracisë ruse në Evropë. Ukraina ka nevojë për mbështetje humanitare, ushtarake”, ka deklaruar Daviduka.

Sipas tij, Ukraina e vlerëson mbështetjen që Kosova ia ofroi pas nisjes së agresionit rus. I pyetur për njohjen e shtetit të Kosovës nga Ukraina, Daviduka tha se për momentin nuk mund të bëjnë asgjë tjetër përveçse ta luftojnë Rusinë./Koha

Next Post
Regjistrimi i popullsisë/ Komunitetet fetare: Shiheni si detyrim moral përgjigjen! INSTAT: Pyetjet për fenë opsionale, detyrim nga OKB

Regjistrimi i popullsisë/ Komunitetet fetare: Shiheni si detyrim moral përgjigjen! INSTAT: Pyetjet për fenë opsionale, detyrim nga OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com