• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kryeredaktori i TV pranë Berishës: Ndërtuesi i kullës na financonte mediat dhe Foltoren

by A R
07/08/2023 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Leonard Quku, ish-kryredaktor i Syri.net, portali i “Rithemelimit” të Sali Berishës, në një shënim në rrjetet sociale denoncon opozitën për heshtjen ndaj ndërtimit të kullës më të lartë në Tiranës dhe prishjes së parkut të fundit në kryeqytet.

Quku shkruan se ndërtuesi i kullës pas operës është financues i aktiviteteve të Rithemelimit dhe disa mediave të saj.

“Deputetët e zëshëm të PD të rreshtuar në anën e Rithemelimit, kanë marrë urdhër të mos ndjehen. Në telefonat e tyre janë shpërndarë mesazhe të tipit: “Lere se është i joni”. Arsyeja është e thjeshtë për t’u kuptuar. Biznesmeni që po ndërton është financues i aktiviteteve të Rithemelimit dhe disa mediave përreth. Prandaj edhe në asnjë prej mediave që denoncon vendimmarrjen e Erion Veliajt dhe Edi Ramës kantieri te lulishtja pas Teatrit të Operas dhe Baletit nuk ekziston”, thekson Quku.

Reagimi i plotë:

Sa herë janë hapur gropa në qendër të Tiranës për të ndërtuar kulla 30-40 kate, opozita ka bërë rezistencë dhe ka denoncuar me emra. Dhe ka bërë mirë. Disa nga deputetët e PD janë bërë gardh bashkë me shoqërinë civile duke i bërë një shërbim jo të vogël interesit publik. Dita e sotme është fillimi i fundit për një nga lulishtet e vetme në Tiranë, atë mes 9-katësheve dhe TOB.

Në këtë vend do të ndërtohet grataçela që do të quhet “Mali i Tiranës” me plot 58 kate, 185 metra mbi tokë. Nuk jam kundër zhvillimit, as kundër investitorëve, përkundrazi, ata janë në të drejtën e tyre për të bërë biznes. Por ajo që është shqetësuese ka të bëjë me mbajtjen “silent” të të gjithë procesit që ka shoqëruar rrugëtimin e kësaj kulle.

Padiskutim që pushtetit nuk i intereson zhurma. Por as opozitës nuk i paska interesuar bërja publike e lejes që kthen në beton lulishten e fundit në Tiranë. Deputetët e zëshëm të PD të rreshtuar në anën e Rithemelimit, kanë marrë urdhër të mos ndjehen. Në telefonat e tyre janë shpërndarë mesazhe të tipit: “Lere se është i joni”.

Arsyeja është e thjeshtë për t’u kuptuar. Biznesmeni që po ndërton është financues i aktiviteteve të Rithemelimit dhe disa mediave përreth. Prandaj edhe në asnjë prej mediave që denoncon vendimmarrjen e Erion Veliajt dhe Edi Ramës kantieri te lulishtja pas Teatrit të Operas dhe Baletit nuk ekziston.

Prisni se do mësoni perla ditët në vijim. Këtu nuk ka opozitë që ndjek kauzat, kjo është opozitë që ndjek interesat e zengjinëve të saj! Keqardhja më e madhe është për këtë popull që çdo ditë e më shumë dëshmon naivitet ekstrem!

hashtag.al

Next Post
Kanabisi në repartin e Zall Herrit/ Peleshi: Pezulluam përgjegjësit, dënojmë me forcë çdo aktivitet të kundërligjshëm

U kap ‘mat’ teksa tentonte të vidhte bankën, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In