• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kryeministri i “luftës” Pandeli Majko: Nëse preket Kosova, preket Shqipëria

by A R
16/06/2024 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pandeli Majko, i cili në kohën e luftës së fundit në Kosovë ishte kryeministër, u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe KiE mund të ndeshë në vonesa formale.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve KosovaPress, z. Majko u shpreh se për momentin Kosova është ndërkombëtarisht shteti më i lakuar në rajon dhe vendet e tjera do ta kishin zili.

“Ka një mision të veçantë të dialogut nga Brukseli dhe gjithë ky territor që quhet Kosovë garantohet nga trupat e NATO-s. Mendoj se mund të kemi një vonesë formale në pikëpamje të pritshmërisë, nga këndvështrimi i 25 viteve që kanë kaluar, por unë mendoj se është thjesht çështje numërimi mbrapsht, nuk është çështja ‘si’. Për ne shqiptarët tani ka vetëm një pyetje: kur?” u shpreh ai.

Sipas tij, Kosova është më e sigurt sa i përket kërcënimeve nga Serbia, sesa Bosnjë-Hercegovina, për shkak të prezencës së NATO-s. “Rrethana tjetër është në kujtesën e këtyre 25 viteve, se nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria.”

Z. Majko një ditë më parë u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Rahovecit”. Për bashkëpunimin politik e ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës ai mendon se bashkëpunimi është duke u zhvilluar në të gjitha sferat.

“Ka zhvillime ‘të frikshme’, të cilat ne vetëm mund t’i imagjinojmë, sepse nuk bëjnë pjesë në statistikat e Kosovës dhe Shqipërisë, por shqiptarët e Kosovës po vijnë, po blejnë troje, shtëpi, po bëjnë biznese dhe anasjelltas. Njëkohësisht, mendoj se ky është vetëm fillimi i fillimit. Ne vijmë nga një traumë, e cila ka vazhduar për rreth një shekull dhe tanimë, për fat të mirë, ka rreth 25 vite që koha po punon për ne,” ka shtuar ish-kryeministri shqiptar.

I pyetur nëse kishte ndonjë mesazh për qytetarët e Kosovës, z. Majko u përgjigj se “vëllai-vëllait nuk i jep mesazh, kuptohen edhe pa e thënë”.

/a.r

Next Post
“Rama rol proaktiv në rajon”/ Tarifa: Veprimet e Kurtit s’janë mençuri. Refraktar ndaj këshillave të aleatëve tanë

Gomëdjegësit opozitarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet një lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet një lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

July 26, 2026
Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike

Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike

July 26, 2026
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

July 26, 2026
“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

July 26, 2026
“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

July 26, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

July 26, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

July 26, 2026
“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

July 26, 2026
Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

July 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In