• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kreu i Akademisë së Shkencave: Meta më bindi të jap dorëheqjen, e kam patur student

by Java News
14/11/2017 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj tregon të gjitha arsyet që e çuan në dorëheqje.

I ftuar ekskluziv në emisionin “Debati në Channe One” të gazetarit Roland Qafoku, Beqiraj detajet nga biseda me presidentin e republikës Ilir Meta por edhe marrëdhëniet me kryeministrin Rama. Beqiraj bëri një radiografi të gjendjes së kësaj akademie por edhe mënyrës që sipas tij mund të dalë nga kjo gjendje.  Ja disa deklaratat më të rëndësishme që ai bvëri për problemet e akademisë së shkencave.

Për dorëheqjen

Beqiraj: Nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend të jepja dorëheqjen. Isha zgjedhur brenda rregullave të përcaktuara dhe nuk kisha asnjë dilemë. Por presidenti i Republiëks Ilir Meta, të cilin e kam patur student, pas dy muajsh nga zgjedhja ime si kryetar, më thirri në zyrë dhe më sugjeroi të dorëhiqesha. Unë u binda. Nuk mund të merrja unë koston e asgjesimit të Akademisë. Tani jam vërtetë i çliruar nga një peshë që nuk kishte pse ta kisha unë. Ishte një sugjerim i drejtë i zotit Meta edhe pse unë mund të vazhdoja punën normalisht sepse ligji nuk përcakton zhdekretim, as afat dhe në këtë mënyrë unë isha komod liogjërisht. Por kjo nuk do ishte zgjidhje sepse quhej konflikt. Sa i përket kryeministrit Rama unë nuk e kam takuar prej shumë vitesh. Me të kurrë nuk kam patur as mosmarërveshje, e as kontakt. Madje në vitin 2008 kur ishte kryetar i Bashkisë më dha titullin nder i qytetit të Tiranës. Kam përshtypjen se ka marrë këshilla të gabuara. Ka një fakt interesant. Vetëm dy orë përpara se të takoja Metën, kryemisntri Rama kishte dhënë aprovimin për dhënëien e fondeve për akademinë e shkencave, pra kishte kthyer atë që kishte premtuar se nuk do ta jepte.

Për zgjedhjen si kryetar

Beqiraj: Sa për atë që akzuan se nënkryetari u zgjodh kryetar dhe kryetari u zgjodh nënkryetar, unë u them se këtë e përmban ligji dhe nuk është shkelje. Të gjithë votuan dhe derisa zgjedhje është me 50 plus 1 të votave atëherë këtu nuk ka asnjë gabim. Ishte një proces tepër rigoroz dhe pas asnjë lëshim.

Për lobingjet

Beqiraj: E them me përgjegjësi, në akademinë e shkencave nuk ka dhe nuk ka patur lobingje as për zgjedhjen e  drejtuesëve, e as për zgjedhjen e anëtarëve të akademisë. Të pakënaqurit nga jashtë janë ata që kanë humbur garën për të qenë anëtarë të akamdemisë së shkencave dhe ky është problem i tyre.

Për reformën

Beqiraj: Aktualisht Akademia e Shkencave është pothuajse e shuar dhe nuk funksionon pavarësisht se edhe me këtë situatë aty është bërë një punë e madhe. Reforma në akademi do të thotë kthimi i instituteve pranë saj. Aktualisht nuk ekzistojnë instituti i Fizikës Bërthamore, Instituti I Biologjisë dhe ai i Gjeorgrafisë si dhe Insituti i Informatikës. Por këto janë pasuri kombëtare që nëpëmrjet tyre janë ndërtuar vepra madhore për vendin. Unë di që të gjithë qeveritë e kanë anashkaluar akademinë e shkencave në vend që ta përkrahnin dhe ti merrnin mendim asaj. Di që deri në vitin 1990 kryetari I Akademisë së Shkencave merrte pjesë deri në mblejdhjet e qeverisë. Ndërsa pas vitit 1990 qeveritë nuk kanë dashur tia dinë fare për akademinë.

Për akademinë e përbashkët Shqipëri-Kosovë

Beqiraj: Shqipëria dhe Kosova nuk mund të kenë kurrë një akademi të përbashkët. Kjo do ishte nonsens. Janë dy shtete të pavaruara dhe duhet të kenë edhe dy akademi përkatëse. Nuk mund të kemi dy shtete me një akademi. E rëndëishsdm është bashkëpunimi që është në nivelet e duhura.

Next Post
U përfol si fituese pa nisur festivali, Arilena Ara tërhiqet nga aktiviteti

U përfol si fituese pa nisur festivali, Arilena Ara tërhiqet nga aktiviteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com