• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-krerët e UÇK duan më shumë kohë nga “Specialja”: Gjyqi të nisë në verën e vitit 2022

by Java News
18/11/2020 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së në Kosovë, nuk janë dakord me propozimin e prokurores speciale, që gjykimi ndaj klientëve të tyre, të nisë në verën e vitit 2021. Sipas tyre, gjykimi nuk duhet të nisë para qershorit të vitit 2022.

Ben Emmerson avokati mbrojtës i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se gjykimi nuk mund të nisë para verës sëë vitit 2022.

“Gjykimi nuk mund të fillojë para qershorit 2022, kjo është data më e hershme që mund të fillojë gjykimi”, tha Emmerson.

Lidhur me çështjen se sa do të zgjasë procedura e gjykimit, Emmerson tha se kjo mund të marrë kohë prej 18 muaj deri në dy vjet.

“Sa i përket, sesa kohë do të zgjasë gjyqi, duke pasur parasysh se kemi rreth 200 dëshmitarë dhe flitet për rreth 100 incidente në pothuajse tërë territorin e Kosovës, gjykimi mund të zgjasë nga 18-muaj deri në dy vite”, tha Emmerson.

Po ashtu edhe avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper, ka kërkuar nga Gjykata Speciale që gjykimi i palëve nuk duhet të fillojë në verën e vitit 2021.

“Në lidhje me çështjen që po trajtojmë dhe me komentin e fundit, ‘se nuk do të jetë një befasi’, të gjithë nuk kemi filluar me trajtimin e çështjes në kohën kur ka nisur punën edhe prokuroria. Prokuroria ka kryer hetime të gjata mbi pesë vjet dhe ka pasur në dispozicion materiale edhe nga hetimet tjera. Prokuroria i ka kryer hetimet e tjera para fillimit të COVID-19. Duhet të merret parasysh që jemi në kohë COVID-i dhe na duhet 18 muaj për të filluar të mendojmë për fillimin e gjykimit. Është absolutisht absurd fillimi i gjykimit në shtator, ndoshta një vit më pas e jo vitin e ardhshëm”, ka thënë ai.

Ai po ashtu theksoi se edhe redaktimet e aktakuzës nuk janë në formatin e duhur, pasi në disa raste nuk jepet dita dhe data e rasteve.

“Këto vlerësime të afërta janë diskutuar dhe me kolegët e tjerë. Kur ke përpara një aktakuzë që është e redaktuar në një fjali, ku nuk jepet dita dhe data, ky nuk është një format i duhur, redaktimi duhet të jetë në një shkallë më të vogël dhe materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”, ka thënë ndër të Hooper.

Mbi 4 ish- luftëtarët e UÇK (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi), rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje të paligjshme, si krime lufte, zhdukje me forcë të personave, në periudhën mes prillit 1998 dhe gushtit 1991.

/a.r

Next Post
Shiste drogë afër shkollave, por në shtëpi i zbulohen…

Shiste drogë afër shkollave, por në shtëpi i zbulohen…

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:
    5 years ago

    Keta later “luftetaret” e uck-s duhen beshtyre ne surrat sipas ligjit te lashte shqiptare,se lane rrugeve luftetaret e vertete dhe.herojt e KUFTES SHENJTE PER KOSOVEN

    Reply

Leave a Reply to UKU MOMLIT Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In