• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-krerët e CIA-s në alarm: Kinezët dhe rusët mund t’ia hedhin Trampit!

by Java News
12/11/2017 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ish-shefa të inteligjencës amerikanë thanë se Donald Trump paraqet një rrezik për Shtetet e Bashkuara, sepse është i prekshëm nga loja ruse, pasi presidenti deklaroi të shtunën se i beson mohimit të ndërhyrjes në zgjedhjet amerikan nga Vladimir Putin.

Ish-drejtori i Inteligjencës Kombëtare, James Clapper, dhe ish-drejtori i CIA-s, John Brennan, publikuan një kritikë të ashpër ndaj Trumpit, pasi presidenti i cilësoi të dy ata si amatorë politikë për mbështetjen që i kanë dhënë konsensusit mes agjencive të inteligjencës, se Rusia ndërhyri në zgjedhjet amerikane.

“Ai na cilësoi amatorë politikë, sepse po përpiqej të delegjitimonte vlerësimin e Inteligjencës. Duke mos u përballur me çështjen dhe duke mos i thënë Putinit se ne e dimë që është përgjegjës, ai e fali. Kjo i tregon Putinit se Donald Trump mund të mashtrohet nga udhëheqësit e huaj, që i bëjnë apel egos së tij dhe luajnë me pasiguritë e tij, diçka shumë shqetësuese nga pikëpamja e sigurisë kombëtare”, deklaroi ish-drejtori i CIA-s, Brennan.

Vet Trump u tregua mjaft kontradiktor në komentet e tij, pasi tha se i beson Putinit, e më pas se mbështet agjencitë e Inteligjencës amerikane. Kjo, sipas James Clapper tregon dobësi përpara udhëheqësve të fuqive rivale.

“Mendoj se Trump ndikohet shumë kur i nxjerrin tapetin e kuq dhe i bëjnë nderime të ngjashme. Kjo e tërheq, por vë në dukje pasiguritë e tij. Unë mendoj se kinezët dhe rusët mund t’ia hedhin Trumpit”, deklaroi ish-shefi i Inteligjencës Kombëtare, Clapper. Zyrtarë të administratës “Trump” i cilësuan këto kritika qesharake dhe thanë se askush nuk po ia hedh presidentit amerikan. /b.d

Next Post
Shifrat e frikshme, mbi 1 mijë tërmete në 15 ditë kanë shkundur Ohrin

Tërmet i fuqishëm, lëkundjet ndihen në disa shtete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse, lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut!

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse, lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut!

October 27, 2026
Fuqitë kryesore të NATO-s në Evropë premtojnë një rol më të madh mbrojtës: SHBA-ja mbetet aleat i domosdoshëm

Fuqitë kryesore të NATO-s në Evropë premtojnë një rol më të madh mbrojtës: SHBA-ja mbetet aleat i domosdoshëm

October 27, 2026
Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Evropa kundër Muskt: 5 mënyra se si BE po përpiqet të nxjerrë jashtë loje Starlink-un

October 27, 2026
Departamenti i Drejtësisë ngre për herë të tretë akuza ndaj ish-drejtorit e FBI-së, James Comey

Departamenti i Drejtësisë ngre për herë të tretë akuza ndaj ish-drejtorit e FBI-së, James Comey

October 27, 2026
I ndërmjetësuar nga Melania Trump, hyn në fuqi armëpushimi në Oleshky e pushtuar nga Rusia

I ndërmjetësuar nga Melania Trump, hyn në fuqi armëpushimi në Oleshky e pushtuar nga Rusia

October 27, 2026
Aksident dramatik në Fier, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me ambulancë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

Aksident dramatik në Fier, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me ambulancë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

October 27, 2026
Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, shtron sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, shtron sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

October 27, 2026
Neni 5 i NATO-s/ SHBA dhe Evropa mund të mbështesin garancitë e sigurisë për Ukrainën, pengesa e vetme është…

Lufta/ Pesë fuqitë evropiane të NATO-s bashkojnë forcat për Ukrainën, përgatitet paketa ushtarake për dimrin përballë Putinit

October 27, 2026
Moti për sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja zonat ku priten reshje të dobëta shiu pasdite

Parashikimi i motit/ I kthjellët dhe me temperatura të ulëta, në zonat malore priten reshje shiu e bore!

October 27, 2026
Të gjithë sytë nga Izraeli, Netanyahu përballë zgjedhjeve dhe mbijetesës së tij politike!

Të gjithë sytë nga Izraeli, Netanyahu përballë zgjedhjeve dhe mbijetesës së tij politike!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In