Natyrën dhe kushtet e përshtatshme që ka fshati Kuqicë i Komunës së Skenderajt, po i shfrytëzon për mrekulli ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari. Banorët lokal të këtij fshati kanë thënë për Magazina.al se ai në këtë ambient ka ngritur një fermë të dhive. Për më tepër, ish eprori i UÇK-së, në të po i mbanë hiç më pak se 500 krerë dhi.
Toka në të cilën Jashari është duke e ndërtuar fermën, banorët thonë të jetë pronë e Komunës së Skënderajt. Ndryshe, Sahit Jashari ishte pjesë e procesit gjyqësor ndaj të ashtuquajturit “Grupi Drenica”, rast ky në të cilin ai është shpallur i pafajshëm.









