• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-këshilltari i Bush: Nuk e pushtonim Irakun nëse do ta dinim që nuk kishte armë

by A R
27/08/2016 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paul Wolfowitz, ish-këshilltar i Presidentit Bush dhe një nga njerëzit e akuzuar si planfikues i luftës në Irak, ka dhënë një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”, përmes së cilës ka bërë disa vlerësime edhe për situatën e sotme.

Wolfowitz hedh poshtë akuzën se ai është autor i luftës në Irak, ndërkohë që pranon se goidtja ndaj regjimit të Saddam Hussein, u bë jo mbi prova, por mbi bindje të përgjithshme. Ky është ndoshat edhe qëndrimi më skandaloz përderisa pranohet se një shtet u shkatërrua për nevoja imediate sigurie të një shteti tjetër dhe mbi bazë perceptimi.

“Ishte një ndjenjë unanime e komunitetit të shërbimeve sekrete që Sadami kishte armë të shkatërrimit në masë. Drejtori i CIA-s i tha Presidentit George W. Bush, se ky është qartazi rasti. Saddam Hussein kishte gaz nervin dhe e përdori kundër popullit të tij, ai kishte përdorur armë kimike kundër iranianëve dhe gati e pati bombën atomike në vitin 1981 dhe në vitin 1991. Ai u kap me antraks në vitin 1995 nga inspektimet e OKB-së, pasi kishte mohuar se e posedonte”, shprehet Wolfowitz.

I pyetur mbi faktin e vërtetë se Hussein nuk kishte armë të shkatërrimit në masë, këshilltari i Bush ka liruar veten nga përgjegjësitë duke dekalruar se nuk ka qenë pjesë e drejtimit të shërbimeve sekrete.

“Unë nuk isha në detyrë me drejtimin e shërbimeve sekrete. Gjykimi i tyre ishte i qartë. Por është e qartë se ne do të kishim ndjekur një qasje tjetër, nëse do të dinim se aty nuk kishte dislokime të armëve të shkatërrimit në masë, nëse do të dinim se kishte vetëm një plan për të nisur punën me to, siç Saddam pranoi pasi u kap. Ne nuk do të kishim pushtuar Irakun”, thotë Wolfowitz raporton Tema.

Ky është konfirmimi i radhës i një gabimi (???) të shërbimeve sekrete amerikane, që çoi në një krim historik siç është shkatërrimi i Irakut, gjithnjë nëse ideja se Iraku posedonte armë të shkatërimit në masë, ishte lojë e shërbimeve irakene ku ra brenda komuniteti i inteligjencës amerikane, apo u lejua të kalonte si i tillë!

I akuzuari tjetër, Tony Blair, i gjendur përbalël raportit Chilkot ka pranuar gabimin, por është përpjekur të mbajë në vëmendje imazhin e Saddamit kriminel dhe të mbrojë fushatën ushtarake në Irak. E kundërta me Wolfowitz, sipas të cilit gabimi më i madh u krye kur SHBA dhe Britania ideuan një autoritet pushtimi.

“Ne kishim shkuar si çlirimtarë. Kjo provokoi shumë ndjenja kontradiktore te irakenët”, shton ai, duke nënvizuar se është sërish gabim heqja dorë nga promovimi i demokracisë në botë siç po ndodh me administratën Obama./a.m.

Next Post
U arrestua për planifikimin e një vrasjeje, 29-vjeçari lihet në burg për grabitje

U arrestua për planifikimin e një vrasjeje, 29-vjeçari lihet në burg për grabitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

Lufta në Lindjen e Mesme rrit biletat ajrore

April 11, 2026
Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

Sinjale pozitive nga Islambadi, ja çfarë po ndodh me bisedimet SHBA-Iran

April 11, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 11, 2026
Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

Ndryshime të reja, të dënuarit nuk do t’i drejtohen më gjykatës për ulje dënimi dhe lirim të parakohshëm

April 11, 2026
Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

Vladimir Putin nis projektin e madh, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Rusi

April 11, 2026
“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

“Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta”, Belinda Balluku: PS ka hapur dyert për të rinjtë

April 11, 2026
Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

Rama inspekton kompleksin e kompanisë koreano-jugore në Fier: Shqipëria synon 1.6 miliardë euro nga investimet e huaja

April 11, 2026
VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

VIDEO/ Vrau fqinjin në Nikël, ja momenti kur autori shoqërohet në polici me pranga

April 11, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

“Sot kemi pagën mesatare 870 euro”, Rama: Indeksimin e bënim vetëm për pensionet, sot edhe për rrogat

April 11, 2026
Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

Bundesliga/ Leverkusen mposht Dortmundin, fiton edhe Leipzig

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In