• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

U arrestua për planifikimin e një vrasjeje, 29-vjeçari lihet në burg për grabitje

by A R
27/08/2016 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata ka lënë në burg 30 ditë shtetasin Alfred Skonja, i cili u arrestua dy ditë më parë në Durrës.

Policia e akuzoi 29-vjeçarin se kishte planifikuar një vrasje, por Prokuroria ka kërkuar vetëm 30 ditë burg për vjedhjen e një mjeti në Fushë – Krujë ndaj të riut.

Alfred Skonja
Alfred Skonja

Në komunikatën zyrtare ditën e arrestimit Policia e Shtetit njoftoi se Alfred Skonja, kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu, dhe në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për ta arrestuar, kishin planifikuar dhe ishin gati të kryenin vrasjen e një shtetasi, identitetin e të cilit policia nuk a ka bërë ende me dije deri më sot për arsye hetimi.

Policia sekuestroi veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzinë, që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.

Në vitin 2009, Skonja në bashkëpunim me tre presona të tjerë u arrestuan për plaçkitje të një dyqani celularësh në qendër të Durrësit raporotn Panorama.

Plani i vrasjes 

skonja

Policia njofton se Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe nga Policia, me qëllim për të dokumentuar veprimet e tij të jashtligjshme.

Ai kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur. “Skonja, më datë 26.07.2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip Volsvagen me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R.B. 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat i përkasin mjetit tip Peugeot në pronësi të shtetases R.B. 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18.07.2016”- njofton policia.

Automjeti i vjedhur është gjetur më datë 24.08.2016, rreth mesditës, pranë lumit Erzen.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale: automjetin tip Volsvagen me targa AA 029 MM si dhe sende dhe mjete të ndryshme(veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzin…)që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.

“Për arsye të hetimit nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme. Skonja është person me precedentë penalë të mëparshëm”- njoftonte policia.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal./a.m.

Next Post
Mbytet në liqenin e Pogradecit 75-vjeçari

Mbytet në liqenin e Pogradecit 75-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

Protesta në Tiranë, fotoja nxjerr “zbuluar” PD-në të përfshirë në tubim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In