• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-juristi i OSSH kundër Ismailajt: E vërteta e udhëtimeve me Gjiknurin në Vjenë

by A R
28/07/2017 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afera CEZ-DIA ka nisur të turbullojë ujërat në politikën shqiptare. Në këtë aferë ka akuza se janë përfshirë zyrtarë të lartë, ndërsa procesi gjyqësor ndaj Kastriot Ismailjat po vijon me shpejtësi. Dje ka qenë ministri Damian Gjiknuri, ai i cili për rreth një orë ka dëshmuar në gjykatë kundër Ismailajt. Por administratori i DIA ka lëshuar në sallë të gjyqit akuza se qeveria ka pagur juristin e OSSH Romeo Kara të dëshmojë kundër tij. Madje ai e akuzoi Gjiknurin për udhëtime bashkë me zotin Kara në Vjenë. Por çfarë thotë juristi i OSSH? Në një deklaratë për gazetën “Sot”, Kara ka rrëfyer se nuk është e vërtetë që ai të ketë udhëtuar me ministrin Gjiknuri në Vjenë.

“As nuk kam bërë ndonjëherë udhëtime jashtë vendit dhe brenda vendit me ministrin Gjiknuri, e aq me tepër në Vjenë, si dhe nuk kam marrë ndonjë shpërblim, premtim për shpërblim apo ndonjë shtysë prej tij a prej ndonjë personi tjetër për të dëshmuar kundra Ismailajt. Kam dhënë një dëshmi prej rreth 9 orësh në procesin kundra tij, të bazuar në fakte e prova dhe asnjë grimcë të rreme. Nuk pres vlerësime nga mashtruesi ndërkombëtar Ismailaj, lidhur me dëshminë time. Ai e di fare mire se ajo dëshmi ka mjaft rëndësi dhe po përpiqet ta godasë atë me të gjitha format”, tha ai.

Më tej Romeo Kara ka deklaruar se e gjithë dëshmia e tij për skandalin CEZ-DIA dhe përfshirjen e Kastriot Ismailajt është e bazuar në fakte. Sipas tij, Ismailaj po tenton të mashtrojë me qëllim që t’i shpëtojë dënimit. “I gjithë aktiviteti im në mbrojtje të interesave të ligjshme te OSHEE-se dhe vendit është transparent, i verifikueshëm dhe i ligjshëm. Ismailaj është një sociopat e mitoman, që ka frike dhe alergji nga e vërteta dhe ndjehet mirë me mashtrimin. Ai në çdo hap mashtron dhe vetëm mashtron. Ai mendon se do te dale nga një mashtrim duke përdorur pikërisht një mashtrim tjetër. Ai ka kryer një vepër mashtrimi edhe korrupsioni edhe pse po gjykohet vetëm për mashtrim, si edhe për ndikim të paligjshëm”, tha ai.

Kara ka përmendur disa raste kur gjykata kanë dalë kundër Ismailajt, ndërsa tha se ai ka mashtruar në Kongo, pasi më herët Kara ka deklaruar se për shkak të skandalit CEZ-DIA janë pastruar në minierat e Kongos. “E gjithë kjo është tashme e provuar me fakte e prova dhe besoj se gjykata e ka krijuar bindjen se kush është Ismailaj. Arbitrazhi i Vjenës, u bind për mashtrimin e tij. Gjykata Civile e Tiranes u bind pikërisht për këtë mashtrim për të cilin ai po gjykohet penalisht, duke detyruar atë që t’i paguaje OSHEE-se shumën prej 9.5 milionë Euro. Tani mbetet t’i vihet kapaku historisë së këtij mashtruesi. Nuk po flas për mashtrimin që ka bërë në Kongo, për të cilin ka shkruajtur edhe shtypi zviceran”, tha ai.

Më herët në një intervistë për gazetën, Romeo Kara ka deklaruar se Ismailaj u bë pjese marrëveshjes me CEZ pas pastrimit të parave në Kongo. “Ismailaj hyn në kontratë me CEZ-in pas një mashtrimi kontraktual dhe pastrimi parash në Kongo. Mjafton një fakt: ka bërë transferta miliona dollarë nga jashtë në një bankë në Shqipëri me pretendimin se do të paguante rrogat e disa mijëra punëtorë, ndërkohë që ai nuk kishte asnjë punëtor në Shqipëri. Si adresë të firmës së tij dha adresën e shtëpisë së tij në Tiranë.

Si mund të punojnë mijëra punëtore në një apartament 2+1, vetëm Ismailaj e di. Ismailaj është një mashtrues klasik ndërkombëtar që noton mirë në ujërat e politikes se korruptuar. Duke qenë mashtrues ai padyshim ka mashtruar edhe vetë politikanët e korruptuar të cilët nuk mund të shprehen hapur për këtë gjë”, deklaroi ai pak ditë më parë.

Next Post
Nga sozitë te sëmundja, 10 misteret e Enver Hoxhës

Hapen dosjet e CIA-s: Enveri ndryshoi qëndrim për kulakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

Liga e Kombeve/ Tekniku i San Marinos flet para ndeshjes me kuqezinjtë: Humbja e Shqipërisë në Finlandë s’na duhej, presim një rival të…

October 5, 2026
“Do më mungojë tmerrësisht”, partnerja e Musk bën publike ndarjen nga miliarderi

Ish-partnerja e Elon Musk rrëfehet pas ndarjes: Një javë më parë më tha “Të dua”!

October 5, 2026
Më pak bebe në Tiranë, më shumë në qarqe! Çfarë po ndodh me familjet shqiptare?

Bonusi i bebeve ndryshon nga 1 korriku 2027! Shteti kalon nga pagesa njëherë, në mbështetje mujore deri në 5 vjeç

October 5, 2026
“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

“Drejtësia s’duhet të lërë dyshime”- Presidenti Begaj magjistratëve të rinj: Hetimi i personave me pushtet s’është më i pamundur! Keni përgjegjësi historike

October 5, 2026
U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

October 5, 2026
Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

Drogë para cash, dhe peshore elektronike, 35-vjeçari arrestohet pranë shkollës në Kombinat! Në banesë iu gjetën…

October 5, 2026
Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

Ilir Panda zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë me unanimitet të plotë, asnjë votë kundër!

October 5, 2026
SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

SHBA e ekstradoi pas tri dekadash arrati, Sokol Hoxha në Gjykatën e Fierit nën masa të rrepta sigurie, kërkon parashkrimin e krimit! Vrau 2 vëllezër në 1997, Belgjika…

October 5, 2026
Trump: Votimi në SHBA është i korruptuar, rezultatet janë të “montuara” -

Trump: Votimi në SHBA është i korruptuar, rezultatet janë të montuara –

October 5, 2026
Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

Mashtrimi me Call Center, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 16 të pandehurit e grupit të Bruno Çobos që zhvatën 5 mln euro! Ja sa burg do vuajnë

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com