Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi dënimet e dhëna për 16 të pandehurit pjesë e grupit të Bruno Çobos të cilët mashtruan qytetarët europianë përmes Call Center.
Apeli la në fuqi dënimin me më shumë se 100 vite për 16 të pandehurit të cilët përvetësuan rreth 5 milion euro.
Skema e mashtrimit funksiononte përmes telefonatave që bëheshin nga grupi i Bruno Çobos, dhe qytetarëve u propozohej blerja online e aksioneve “Amazon”, me premtimin e fitimit të shumave të majme dhe të shpejta.
Fillimisht hetimi për këtë skemë mashtrimi nisi nga autoritetet italiane në shtator 2020 pas kallëzimit të një shtetasi italian, i cili kishte rënë pre e mashtrimit duke investuar në këtë skemë 700 mijë euro.
Dënimet e Gjykatës së Apelit:
-Bruno Çobo – 8 vite burg
-Elisa Çaçi – 7 vite e 4 muaj burg
-Gilbert Palushani – 7 vite e 4 muaj burg
-Aldo Pasku – 6 vite e 8 muaj burg
-Bruno Gjika – 6 vite e 8 muaj burg
-Rezarta Ibrahimi – 6 vite e 8 muaj burg
-Valbona Abedinaj – 7 vite e 4 muaj burg
-Erion Kastrati – 7 vite e 4 muaj burg
-Orland Cani – 6 vite e 8 muaj burg
-Florjan Bregu – 6 vite e 8 muaj burg
-Hamit Dobi – 6 vite e 8 muaj burg
-Greta Gjoci – 6 vite e 8 muaj burg
-Gjin Shelnishta – 6 vite e 8 muaj burg
-Antoneta Malo – 6 vite e 8 muaj burg
-Silvana Veliu – 6 vite e 8 muaj burg
-Mojsi Zuna – 6 vite e 8 muaj burg











