• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-gruaja e vrasësit nga Burreli, Linda Lami: Avniu duhet të digjet i gjallë

by Aalison Pearse Stevens
20/08/2016 17:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Zonja e Avni Metrës, vrasësit nga Burreli që vrau dy vëllezër , ka dhënë një intervistë për prestigjozen Daily Mail, duke rrëfyer fakte tronditëse të ish-bashkëshortit të tij. Ajo ka thënë se është 53-vjeçari e ka përdhunuar vazhdimisht gjatë martesës së tyre 14-vjeçare,

Më nje urrejtje ndaj ish-burrit, Linda Lami tha se Avni Metra duhet të digjet i gjallë për krimet e rënda që ka kryer dhe se burgu është shumë pak për një njëri si ai. 38-vjeçarja, nëna e fëmijëve të vrasësit shqiptar, shprehu zhgënjimin e saj edhe ndaj prokurorëve britanikë, të cilët nuk ngritën akuza për përdhunim ndaj Avni Metrës. Duke bërë një gjë të tillë, ata është njësoj si të kenë thënë se unë po gënjej, shprehet e përlotur Linda Lami për gazetën britanike.

Avni Metra

Investigimi i “Daily Mail” mbi shqiptarin nga Burreli i hiqi hiqej si shtetas nga Kosova, rezultoi me zbardhjen e një ngjarje tronditëse dhe ekstradimin e tij nga Britania e Madhe.

Avni Metra  është vrasësi i dyfishtë i cili hiqej si refugjat për të hyrë në Britani në mënyrë të jashtëligjshme.

Avni Metra me origjinë nga Burreli, 35-vjeç ka shkuar në Britani në vitin 1998, një vit pasi ai ka vrarë në bashkëpunim dy vëllezër në vendlindjen e tij në Burrel.

Ai është dënuar nga Gjykata në mungesë për dy vrasje si dhe mbajtje të armëve të zjarrit. Policia e ka kapur Metrën në banesën e tij në Borehamwood, Hertfordshire.

Gjykatësi Margot Coleman ka thënë se jeta e Avni Metrës në Britani është e bazuar mbi gënjeshtra pavarësisht pretendimit të tij se nuk do të merrte një gjykim të drejtë në Shqipëri.

Vrasësi pretendonte se kishte ikur në Britani pasi jeta e tij në Shqipëri ishte në rrezik, duke qënë se sipas tij i kishin vrarë një mik.

Por kush është Avni Metra ?

Prej 18 vitesh ai i është fshehur drejtësisë shqiptare e cila e ka dënuar në mungëse të tij si përgjegjës të dy vrasjeve. Në moshën 34-vjeçare, Avni Metra, në vitin 1997, gjatë kohës së trazirave, i është bashkuar bandës së fisit Kola në Burel, ku këto të fundit kishin konflikte pushteti me një bandë tjetër që quhej fisi Deda.

Në prill të 1997-tës, gjatë tentimit të vjedhjes në një fabrikë mielli, një roje sigurie i quajtur Kadri Xhetani ka ndaluar Avni Metrën me një bashkëpunëtor.

Roja është goditur për vdekje dhe të dy vrasësit janë larguar ngavendgjarja.

Por nuk mbaron me aq, pasi dy anëtarët e bandës Kola i kanë bërë pritë edhe vëllait të tij, menjehërë pas funeralit të Kadri Xhetanit, duke e rrëmbyer, sulmuar dhe hedhur në një pyll pranë një lumi.

Vrasja e dy vëllezërve thelloi edhe me tëj konfliktin mes dy bandave.

Motra e Kadri dhe Nevruz Xhetanit, e cila e ka identifikuar fytyrën e Avni Metrës ka thënë se Metra dhe shoku i tij i bandës e kanë prerë vëllanë e tij pjesë- pjesë ndërkohë që ai ishte gjallë, duke i hequr sytë dhe veshët.

Në vitin 1998, autoritetet e qytetit të Burrelit nisën hetimet për vrasjet masive dhe kjo solli arratisjen  e anëtarëve të bandës, ndër to edhe Avni Metra.

Ai ishte një ndër emigrantët e parë të Burrelit, i cili udhëtoi drejt Britanisë me një identitet të rremë kosovar. Gruaja e tij Linda Lami, e cila ka katër fëmijë me Avniun, e  ka cilësuar bashkëshortin e tij si një “psikopat” dhe “i aftë  të bëjë çdo gjë” dhe se ajo ka qënë vetëm një 16- vjeçare naive në kohën që është martuar me të.

9 muaj pas arratisjes së burrit të saj, Linda bashkë me djalin e saj  të parë u larguan drejt Korçës për shkak  të frikës për hakmarrje. Pas një kalvari të gjatë, ajo ka arritur ti bashkohet Avniun, i cili kishte ndërruar emrin në Advul Mekra.

Megjithatë, jeta e gruas së tij u komplikua më shumë në Britani. Ajo ka pretenduar se është trajtuar si skllave ku roli i saj ishte vetëm të kujdesej për shtëpinë.

Ndërkohë ajo ka thënë se Avni Metra filloi të shoqërohej përsëri me një anëtar të bandës, i cili merrej me prostitucion duke u larguar për netë të tëra nga shtëpia.

Në vitin 2010 ajo e denoncoi bashkëshortin për dhunë dhe se ai kishte tentuar ta vriste me një thikë. Mirëpo ai kaloi vetëm disa javë, pasi rezultonte i pastër në shtetin Britanik.

Next Post
Nicholas Burns: 25 vjet nga Grushtshteti i Gushtit që rrënoi Bashkimin Sovjetik

Nicholas Burns: 25 vjet nga Grushtshteti i Gushtit që rrënoi Bashkimin Sovjetik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com