• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Nicholas Burns: 25 vjet nga Grushtshteti i Gushtit që rrënoi Bashkimin Sovjetik

by Aalison Pearse Stevens
20/08/2016 17:15
Nicholas Burns, Professor of the Practice of Diplomacy and International Politics at the Harvard Kennedy School, introduces Cameron Munter, the US ambassador to Pakistan. Munter's talk kicked off South Asia Week at HKS, a week of events with current and former government officials who have worked in US-South Asia relations. Jon Chase/Harvard Staff Photographer

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nicholas Burns, zyrtar i lartë në administratën e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, thotë se deri në përpjekjen për grusht-shtet kundër presidentit sovjetik, Mikhail Gorbachev, në gusht të vitit 1991, askush në Qeverinë amerikane nuk ka mundur të imagjinojë se Bashkimi Sovjetik do të shpërbëhet në fund të atij viti.

Burns ka qenë drejtor për çështje sovjetike në atë kohë dhe ka ndjekur të shtatë samitet SHBA-Bashkimi Sovjetik ndërmjet Bushit dhe Gorbachevit, nga viti 1989 deri më 1991.

“Grusht-shteti kundër Gorbachevit më 18 dhe 19 gusht të vitit 1991, kur është kapur në Krime, ndërsa komplotistët e puçit në Moskë kanë marrë përsipër kontrollin, ka qenë tronditje për pjesën tjetër të botës”, thotë Burns duke folur për Radion Evropa e Lirë me rastin e 25-vjetorit të Grusht-shtetit të Gushtit.

Sipas tij, Uashingtoni është kapur në befasi nga përpjekja për puç, për shkak të “historisë së psikologjisë së Luftës së Ftohtë”.

Ai thotë se grusht-shteti nga anëtarët më radikalë të Partisë Komuniste Sovjetike ka zbuluar atë që fuqitë perëndimore nuk e kanë ditur – se Bashkimi Sovjetik po numëron minutat e fundit.

“Askush nuk e ka imagjinuar, le të themi më 1 korrik të vitit 1991, se Bashkimi Sovjetik do të bie më 25 dhjetor të atij viti. Vetëm pas grusht-shtetit, pas përpjekjes për grusht-shtet, një gjë e tillë është dukur e mundshme”, thekson Burns.

“Vetëm pas grusht-shtetit kundër Gorbachevit, është parë se sa i dobët politikisht ka qenë ai, është parë se si Boris Yeltsin po rritej në pushtet si president i republikës ruse, se si presidenti i ardhshëm i Ukrainës, Leonid Kravchuk, po rritej, se si lideri i ardhshëm i Bjellorusisë, Stanislau Shushkevich, po rritej”, shton Burns.

Ai thotë se qysh në vitin 1989 e deri në Grusht-shtetin e Gushtit, politikë e Shtëpisë së Bardhë ka qenë trajtimi i rënies së komunizmit në Evropën Lindore: Poloni, Çekosllovaki, Rumani, Hungari dhe Gjermani Lindore.

“E kemi ditur, kemi pasur ambasada në të gjitha këto vende dhe kemi ditur për lëvizjet demokratike atje. I kemi mbështetur lëvizjet për demokraci. Kemi dashur që ato të kenë sukses. Kemi dashur të shohim rënien e komunizmit. Por, për shkak të psikologjisë se çfarë ndodh kur jeni në dinamikën e Luftës së Ftohtë, ka qenë vështirë të besohet se Pakti i Varshavës mund të vdesë, mund të pushojë së ekzistuari”,thotë Burns.

Sipas tij, me t’u bërë e qartë se fuqia sovjetike po dobësohet, politika e administratës së Bushit është udhëhequr nga shqetësimet për shpërbërje të dhunshme të Bashkimit Sovjetik dhe frika se armët bërthamore mund të përfundojnë në duar të njerëzve të dhunshëm.

“Bashkimi Sovjetik sigurisht se ka qenë fuqi e madhe e armëve bërthamore. Ka pasur armë të tilla në territorin e Republikës së Ukrainës, Republikës së Bjellorusisë dhe Republikës së Kazakistanit”, shpjegon Burns.

Ai thotë se kjo ka qenë arsyeja përse Grusht-shteti i Gushtit ka bërë që Uashingtoni të ketë qasje të re diplomatike ndaj rritjes së Yeltsinit dhe fundosjes së Gorbachevit.

“Ka qenë e qartë se Gorbachev po humbte pushtetin dhe autoritetin dhe se Yeltsin po e fitonte atë. Andaj, kur presidenti Bush merrej me udhëheqjen në Moskë, nga mesi i gushtit 1991 deri në dhjetor 1991, kur ai thërriste Gorbachevin, natyrisht se në të njëjtën ditë e thërriste edhe Yeltsinin për ta informuar atë se çfarë po ndodh”, tregon Burns.

“Nuk kemi dashur t’i ndajmë. Nuk kemi dashur të zgjedhim. Nuk kemi bërë përpjekje të ndërhyjmë. Është dashur të merremi me të dy. Ka qenë një akt balancues”, thotë ai.

Burns po ashtu thotë se presidenti Bush ka punuar shumë “prapa skenave”, pas grusht-shtetit të dështuar, për t’i bërë presion Gorbachevit që të lejojë dhe njohë pavarësinë e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë. Njohja e tyre nga Bashkimi Sovjetik ka ardhur më 6 shtator, 1991.

Next Post
Shkroi libër për vrasjen e Bin Laden, dënohet rëndë ushtari amerikan

Shkroi libër për vrasjen e Bin Laden, dënohet rëndë ushtari amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In