• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish deputetja e PD letër Lu e Metës: Po hakmerren politikisht, më lanë mlënë pa punë

by Java News
30/11/2017 13:05
MINISTRA DHE DEPUTETE HYNE NE SEANCE - /r/n/r/nMINISTERS AND LAWMAKERS ENTERS IN A PARLIAMENTARY SESSION -

MINISTRA DHE DEPUTETE HYNE NE SEANCE - /r/n/r/nMINISTERS AND LAWMAKERS ENTERS IN A PARLIAMENTARY SESSION -

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja demokrate seksi, Arbjola Halimi duket se e ka të vështirë që t’i rikthehet angazhimeve të saj para se t’i hynte politikës. Pasi u la jashtë listave të PD-së, deputetja Halimi ka vendosur te beje publik hallin e saj dhe te kerkoje mbeshtetje per te arritur qe te sistemohet.

Keshtu, në një letër publike drejtuar presidentit Ilir Meta dhe ambasadorit të SHBA-ve, Donald Lu, Halimi shkruan se ka ndeshur me refuzim nga ana e administratës së Universitetit të Elbasanit që ajo të rikthehej në vendin e saj të dikurshëm të punës. Ish-ligjvënësja e ka cilësuar të qëllimshme të gjithë këtë situatë, ndërsa theksoi se po e godasin.

“Ne te gjithe kete histori une e kam te pamundur te besoj se eshte thjesht nje afere e nje vendi pune dhe se goditja ndaj meje eshte thellesisht politike.”, shkruan ajo.

Leter e hapur:
Drejtuar:
Presidentit te Republikes, Z. Ilir Meta (ne cilesine e institucionit qe dekreton titullarin ne fjale)
Ambasadorit Amerikan, Z. Donald Lu (ne cilesine e institucionit qe ndjek me interes te vecante zhvillimet ne kete vend).
Shenim: Kjo nuk eshte nje kuje per nje hall personal pasi per kete i jam drejtuar gjykates, por nje kuje per nje hall te madh social.
Elbasani, Bandat, Une dhe Lufta Politike.

I nderuar President i Republikes, I nderuar Z. Ambasador i SHBA, pas mbarimit te mandatit tim si Deputete e Qarkur te Elbasanit, ne shtator te ketij viti une ju drejtova me nje shkrese (sikurse te gjithe koleget e mi te rikthyer tashme) Rektorit te Universitetit te Elbasanit, per rikthim ne vendin tim te meparshem te punes. Theksoj se kjo kerkese mbeshtetej thellesisht ne ligj ( ligji per statusin e deputetit).

Jo vetem qe nuk u riktheva por:

1. Se pari mora nje pergjigje te shtremberuar e te pambeshtetur ligjerisht se nuk mund te rikthehem

2. Dy muaj me rradhe, pas tre kerkesash te protokolluara, nuk pajisesha me vertetim se kam qene ne pune ne kete Universitet. Madje, pas kerkeses se pare mora nje vertetim me te dhena te rreme vetem e vetem per te me goditur. Kjo sigurisht per te penguar plotesisht cdo aplikim te mundshem ne cdo universitet tjeter

3. Ministria pergjegjese refuzoi te me takoje dhe me vonoi gati 20 dite ankimin ku sigurisht harroi se ka per detyre te kontrolloje zbatueshmerine ligjore ( le te shoh ligjin ministria) te Universiteteve dhe se fjala autonom nuk perdoret kur te leverdis. Asnje titullar nuk eshte Zot mbi toke. Kujtoj se gjate mandatit kam qene nje nga kritikueset kryesore te ligjit per arsimin e larte dhe nuk e di nese sulmohem edhe per kete qellim.

Ne te gjithe kete histori une e kam te pamundur te besoj se eshte thjesht nje afere e nje vendi pune dhe se goditja ndaj meje eshte thellesisht politike.

Per me konkretisht, Pseudo Rektori aktual ( i zgjedhur pa kandidate perballe) rastis te jete nga Peqini. Une me “Peqinin” i kam pasur ca halle pasi kandidonim ne te njejten zone dhe vijme nga i njejti komunitet. Se dyti, ne zgjedhjet e 25 qeshorit binomi PS-PDIU u be i pandashem. Se treti, juristja aktuale ne UE eshte ish juristja e Qazim Sejdinit, me lidhje edhe sot ndersa ai i financon qendren qe ajo ka ngritur per femije. E mesuar gjithashtu me qelite.

Se katerti, theksoj se nuk kam pasur kurre nje konflikt personal me titullarin ne fjale. Nuk kam dyshimin as me te vogel se gjitha kjo eshte nje Bande e Organizuar Kriminale e Politike. Per ta argumentuar: Ku e gjen guximin nje Rektor te shkele ligjin nese nuk ka mbeshtetje nga lart? Ku e gjen motivimin po ashtu? Cili eshte ai Universitet qe refuzon te ktheje ne pune nje ish deputet kur te gjithe vendosen ne gare ti mbajne? Rast unik i padegjuar dhe ndodh ne Elbasan.

I nderuar President i Republikes, I nderuar Ambasador, pyetja qe kam une eshte se a eshte normal nje shtet i tille? A jemi duke bere perparime Z. Ambasador? Kur nje ish deputet trajtohet ne kete menyre cfare ndodh me njeriun e thjeshte? Ate te thjeshtin fare, qe nuk e njeh askush e nuk njeh askend. A mjafton ligji per ti luftuar bandat qeverisese?

I nderuar Z. Ambasador duke besuar ende por fare pak se drejtesia mund te kulmoje dhe se ende mund te kete shprese ne kete vend, shpresoj qe ajo Reforma ne Drejtesi qe votova me doren time te jete vertete e tille. 

 

Next Post
Historia e vajzës transgjinore: “Po jetoj për së dyti si Serafina“

Historia e vajzës transgjinore: “Po jetoj për së dyti si Serafina“

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

“Po mbrojmë vendin tonë”, Presidenti iranian- amerikanëve: Nuk kemi armiqësi ndaj SHBA-ve

April 2, 2026
Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

Sulme nga Irani në Shqipëri? Reagon sërish Ambasada e SHBA: Do t’ju ofrojmë më shumë informacion sapo të…

April 2, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

April 2, 2026
Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

Bashkëshorti i ish-sekretares për Sigurinë Kombëtare në SHBA, në qendër të një skandali

April 2, 2026
Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

Tronditen tregjet e investimeve pas kërcënimeve të Trump për ta çuar Iranin “në epokën e gurit”

April 2, 2026
“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

“Çojini fëmijët në fshat, ekranet dhe betoni i dëmton”, këshillat e logopedit për prindërit

April 2, 2026
Rama batuta për investitorët: Pini raki, do ju sjellë në qejf dhe s’do të vuani për problemet tona

“Korrupsioni më i madh në perceptim se sa në realitet”, Rama: Nuk çlirohemi prej tij vetëm duke dënuar të korruptuarit

April 2, 2026
Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In