• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputeti i Berishës sulmon ashpër Yuri Kim: SHBA të priti si refugjate, ti refuzova ta…

by Java News
30/09/2022 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Foltorja” e Sali Berishës ka sulmuar ashpër ambasadoren amerikane Yuri Kim, pas intervistës së kësaj të fundit për emisionin “Opinion”, ku tha se SHBA nuk ulet në tyrezë me persona “non grata” dhe se Uashingtoni njeh Enkelejd Alibeajn si përfaqësues të PD-së.

Ka qenë ish-deputeti Gent Strazimiri, ai që ka vënë emrin në këtë sulm të egër, të publikuar në portalin e familjes Berisha.

“Çdo ambasador i SHBA në Tiranë, që në fjalimin e parë prezantues e në vazhdim, është shprehur gjithmonë qartë, pastër dhe bukur me një aksiomë të politikës zyrtare të SHBA:

* nuk mbështesim asnjë forcë politike apo individ në veçanti, por popullin shqiptar në vullnetin e tij të lirë për të zgjedhur!

(Kjo në fakt, që në 1945 e në vazhdim, edhe kur nuk ka patur ambasador në Tiranë…)

– Të thuash “nuk marrim parasysh popullaritetin”, do të thotë qartë, pastër dhe bukur që “nuk marrim parasysh dëshirën e popullit”…

– Të thuash “shteti ligjor” është mbi “popullaritetin”, pra dëshirën dhe preferencën e shprehur nga populli, do të thotë ta kthesh këtë vend 32 vjet pas në diktaturë.

Pse?

Sepse në një demokraci sovran nuk është ligji, po dëshira e popullit, domethënë popullariteti!

Sepse, kur ky popull u ngrit dhe guxoi të kërkonte LIRINË, e bëri duke thërmuar “ligjet” dhe “shtetin ligjor” të kohës, që nuk kishte POPULLARITET!

Sepse ishte pikërisht “ligji” që e ndalonte popullin të dëshironte diçka ndryshe nga ç’parashikonte “ligji”… duke nisur që nga LIRIA…

Nëse nuk ke kuptuar këtë, do të thotë që nuk ke kuptuar asgjë për kaq kohë sa ke qëndruar këtu…

Por më shumë se kaq, do të thotë që nuk ke kuptuar asgjë as nga vendi më i madh i demokracisë së aplikuar deri tani, ai vend që të priti si refugjate, të adoptoi e të ngriti deri në nivelet më të larta të përfaqësimit të vlerave të tij, sigurisht nën “shtetin ligjor” por, që buron nga “WE, THE PEOPLE”!

Ti thua “WE” por, njësoj si Kristaq Rama, Beqir Balluku, Ardian Dvorani, etj., etj., nuk ke kuptuar që nuk buron dëshira e popullit nga ligji, por ligji nga dëshira e popullit…

Një “shtet ligjor” që i bie ndesh “POPULLARITETIT”, nuk buron nga populli dhe, quhet qartë, pastër dhe bukur DIKTATURË!

Ktheu në shkollë dhe lexo edhe njëherë me vëmendje, mirënjohje e pendesë ata që themeluan atë vend të madh që është ylli ynë polar, e që ti refuzove ta përfaqësosh qoftë edhe për një sekondë këtu tek ne”, thuhet në sulmin e “Foltores” ndaj Yuri Kim.

/f.s

Next Post
“Më kufizon Uashingtoni ta takoj”, Berisha i përgjigjet ambasadores Kim: As unë nuk të takoj ty! Ke folur si Enveri

"Më kufizon Uashingtoni ta takoj", Berisha i përgjigjet ambasadores Kim: As unë nuk të takoj ty! Ke folur si Enveri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Kurti po i ofron “ujë në shoshë” opozitës

October 4, 2026
Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

Maqedonia e Veriut sfidon Bullgarinë, kërkon takim pas ndërhyrjes së BE-së

October 4, 2026
“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

“Lufta” nis para 90 minutave! Përplasje e fortë në prag të Irlandë-Izrael

October 4, 2026
BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

BE sfidon Rusinë: Nuk largohemi nga Kievi, kërcënimet nuk do të funksionojnë

October 4, 2026
Nobeli i Letërsisë jepet të enjten, kush janë emrat e përfolur, shkrimtarët që e refuzuan çmimin dhe figurat e mëdha që mbetën jashtë listës së fituesve

Nobeli i Letërsisë jepet të enjten, kush janë emrat e përfolur, shkrimtarët që e refuzuan çmimin dhe figurat e mëdha që mbetën jashtë listës së fituesve

October 4, 2026
Alarm në Parlamentin grek/ Telefonata anonime paralajmëron për bombë, autoritetet nisin kontrollet në godinë

Alarm në Parlamentin grek/ Telefonata anonime paralajmëron për bombë, autoritetet nisin kontrollet në godinë

October 4, 2026
U shfaq në videot intime, këngëtarja kërkon ndjesë publike: Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje!

U shfaq në videot intime, këngëtarja kërkon ndjesë publike: Sot nuk dua të mbrohem, dua të kërkoj falje!

October 4, 2026
Analiza/ Serbia mund të ndryshojë…deri te Kosova

Analiza/ Serbia mund të ndryshojë…deri te Kosova

October 4, 2026
Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Turqinë, lëkundja më e fortë arrin magnitudën 5.2, ja çfarë thonë autoritetet!

October 4, 2026
“Të mobilizohemi”, Berisha njofton protestë kombëtare më 8 tetor

“Të mobilizohemi”, Berisha njofton protestë kombëtare më 8 tetor

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com