• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish anëtari i KK: Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata, ka një padi për Lulzim Bashën

by Java News
11/06/2021 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata pasi të gjitha ndryshimet e bërë në statutin partisë nuk janë dorëzuar në Gjykatën e Tiranës ashtu siç parashikohet nga Ligji. Deklaratën e bëri në Report Tv, anëtari i grupimit “Për PD-në”, Edvin Kulluri.

Kulluri thotë se kandidati i përjashtuar nga gara në Partinë Demokratike Ibsen Elezi ka paraqitur një padi në gjykatë për anulimin e këtyre zgjedhjeve. Anëtari i grupimit “Për PD” tha se Elezi ka dërguar në gjykatë padinë pasi PD-ja ka ndryshuar disa herë statutin e PD-së, por nuk e ka depozituar në Gjykatë dhe kjo sipas tij, i bën zgjedhjet të pavlefshme.

“Kandidati Elezi ka bërë një padi për të ndaluar zgjedhjet.  Kjo është një parti që shkel ligjin mbi të cilin funksionon vetë.  Partitë politike janë të detyruara të dorëzojnë në gjykatë çdo ndryshim statutor që bëhet nga institucionet e saj dhe kjo nuk është bërë.

Sot ka një seancë paraprake  të kësaj padie.  Normalisht çdo gjyqtar në Republikën e Shqipërisë duhet të ndalojnë procesin pasi i gjithë procesi në vetvete është nul”, tha Edvin Kulluri.

Me bindje, Kulluri thotë se Partia Demokratike do të dalë më e dobët nga kjo garë e brendshme, duke nënvizuar se zgjedhjet nuk janë të lira.

Ndërkaq Kulluri akuzoi edhe kreun e komisionit të zgjedhjeve në PD jemin Gjana, për të cilin thotë se ende nuk ka marrë përgjegjësi për vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2017. Në fund shtoi se grupimi dhe kandidatja Edith Harxhi do t’i shkojnë zgjedhjeve deri në fund.

Kater kandidatet, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, sot do të zhvillojnë takimet e fundit elektorale, ndërsa dita e nesërme është heshtje zgjedhore dhe nuk lejohen aktivitetet. Të shtunën më 13 qershor demokratët do të thonë fjalën e fundit me vota, se kush do të drejtojë PD për 4 vitet e ardhshme.

Komisioni Zgjedhor sot hapi  listat e anëtarësisë së PD për votimet e së dielës, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD. Nga rradhët e PD ka pasur akuza se zgjedhjet janë një farsë dhe se u është hequr e drejta e votës shumë anëtarëve me qëllim që të fitojë Basha./m.j

Next Post

Me rikthimin e Berishës, 'fitojnë të gjithë'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund. Do bëjmë orë shtesë

October 23, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

October 23, 2026
Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

Inteligjenca italiane heton “modelin Ceuta” pas trazirave në Milano, priten protesta të reja

October 23, 2026
Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

October 23, 2026
VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

VIDEO / Shkrumbohet nga flakët ‘Dritare TV’, ja dyshimet e para. Flet Rudina Xhunga

October 23, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Pagat në ndërtim u rritën me 22,1%, mbi dyfishin e mesatares kombëtare

October 23, 2026
Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

Socialistët sërish në Vilën e Kuqe, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS

October 23, 2026
Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen 3 persona, sekuestrohen drogë dhe fishekë

October 23, 2026
Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

Ekuador, tetë të burgosur të vrarë nga trazirat e krijuara në dy burgje

October 23, 2026
El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

El Niño mund të thyejë të gjitha rekordet; çfarë e pret botën deri në fund të vitit?

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In