• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Me rikthimin e Berishës, ‘fitojnë të gjithë’

by Mero Baze
11/06/2021 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha u përpoq të vendosë dje nën presion Partinë Demokratike, për t’i dalë zot, pas shpalljes së tij “non grata” në SHBA. Deklarata e tij se nuk përjashton mundësinë e rikthimit në krye të Partisë Demokratike, nuk është tamam një shpallje ambicieje, por një kërcënim që kryetari i asaj partie, ose do t’i dalë zot Berishës e ta mbrojë, ose ai do t’i marrë karrigen.

Por, më e rëndësishmja e gjithë këtij shantazhi ka të bëjë me faktin se vendimi është një betejë politike kundër SHBA, pasi është reflektim pas shpalljes “non grata”. Në njëfarë mënyre, Sali Berisha tani është duke mbledhur nizamë për luftën kundër SHBA dhe ata që nuk i binden, kërkon t’i zbojë nga Partia Demokratike dhe ta udhëheqë vetë.

Dhe përkundër habisë që shkakton ky vendim, unë mendoj se ky është një lajm i mirë për të gjithë.

Së pari, është lajm i mirë për Lulzim Bashën dhe secilin që mund të jetë kryetar i PD. Pas kësaj kërkese, pra pas shantazhit për ta kthyer PD-në avokat të Berishës, nën kërcënimin se ai mund të kandidojë për kryetar, Lulzim Basha e ka shumë më të lehtë konfliktin me të. E ka më të lehtë, pasi nuk është Basha ai pari që po i shpall luftë, por është Berisha.

Dhe Bashës i mbetet vetëm të mbrojë veten dhe PD nga Berisha. Këtë e ka më të lehtë se sa skenari tjetër që po planifikonte si ta shiste vetë i pari Berishën, pas zgjedhjeve të 13 qershorit. Kështu është më i justifikuar, më parimor dhe natyrisht më i mbështetur nga jashtë dhe brenda.

Nga ky lajm fitojnë dhe mbështetësit e Berishës. Ata që kanë kaq kohë që thonë se më mirë te kthehet Berisha se Basha, tani kanë rastin ta realizojnë ëndrrën e tyre.

Ata nuk janë shumë të interesuar për të ardhur në pushtet në Shqipëri, por për të parë Berishën në krye të PD. Tani fati po u troket në derë dhe mund ta bëjnë këtë.

Edi Rama padiskutim është i gëzuari i madh. Ai riskonte të mbetej i pabalancuar në motivin pse duhet të kishte një mandat të tretë, kur Berisha e Meta mund të quheshin të larguar nga skena politike. Akoma më keq ngjante i pabalancuar në superpushtetin e tij përballë një opozite të dobët si ajo e Bashës.

Tani natyrisht që ndjehet i kënaqur. Forcat e vjetra të riorganizuara rreth Berishës e Metës e mbajnë atë në lojë si një aktor të rëndësishëm dhe si shkatërrues të tyre.

Berisha ka qenë kolaterali më i mirë i pushtetit të tij tetëvjeçar dhe me sa duket do t’i japë dhe një dorë në mandatin e tretë.

Pas këtij vendimi, dhe PD nuk do të jetë më e bashkuar dhe kjo është një tjetër plus për të.

Ndërkombëtarët po ashtu duhet të jenë të kënaqur. Sidomos diplomatët amerikanë. Të gjithë ata që i akuzuan se e tepëruan me Berishën, pasi ai ishte i ikur nga pushteti, tani kanë rast të shikojnë se cili është motivi real që Berisha rri në politikë. Rri për të mos u ndëshkuar.

Fakti që ai kërkon rikthimin në krye të PD, për t’i shpallur luftë SHBA, është shenjë e qartë që ai nuk do të pranojë ndëshkimin e tyre. Dhe as ata sfidën e tij.

Të kënaqur duhet të jenë dhe fëmijët e Berishës, dhe familja në tërësi. Jo se do t’u bëhet gjyshi kryetar i PD, por se ka marrë përsipër çdo shkelje ligjore të tyre, çdo akt korruptiv dhe kapje shteti.

Ky është një sinjal që ai nuk do të pranojë ndëshkueshmërinë ligjore dhe do ta shmangë atë politikisht. I njëjti politikan që disa vite më parë qetesonte kolegët e mi, kur binte puna tek skandalet e djalit e vajzës, duke u thënë “nuk e kam djalin nën kontroll”, “nuk e di ç’mund të më ketë bërë” e gënjeshtra të tjera, sot i ka marrë ato përsipër.

Dhe në fund, nuk e fsheh që dhe unë e plot kolegë të mi jemi të kënaqur. Nuk është e lehtë të mbetesh papritur pa asnjë kundërshtar.

Vazhdimi i betejës nga Berisha, i jep të drejtë gjithë betejës me të, si një njeri që për të mbrojtur familjen ishte gati t’i vinte zjarrin Shqipërisë.

Tani Shqipërinë nuk e ka më në dorë, por ka partinë. Po ia vë asaj zjarrin që shpëtoi veten.

Next Post
EMRI/ Nuk provoi burimin e një huaje të dhënë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Shkodrës

EMRI/ Nuk provoi burimin e një huaje të dhënë, KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Shkodrës

Comments 1

  1. Ermal shazivari says:
    5 years ago

    Berisha ka sa te Duash te liga,por vetem ti o kokzbadhur i leklit nuk ke goje ta shash pas nder qe te beri ne 97

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situatë kritike në Krastë të Krujës, zjarri rrezikon 20 banesa! Era përhap flakët me shpejtësi banorët nën panik kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Situatë kritike në Krastë të Krujës, zjarri rrezikon 20 banesa! Era përhap flakët me shpejtësi banorët nën panik kërkojnë ndërhyrje nga ajri

September 7, 2026
“Pokeri i spiunëve” si histori gossipi: Cilat shtete i duan sekretet e Shqipërisë?!

Rrjeti i dyshuar i spiunazhit të BIA-s në Kosovë, nga institucionet te politika! Çfarë kërkon Serbia?

September 7, 2026
Alarm në Mesdhe, sulmohet me dronë anija ruse “Lady Mariia”, kërcënim për sigurinë detare! (VIDEO)

Alarm në Mesdhe, sulmohet me dronë anija ruse “Lady Mariia”, kërcënim për sigurinë detare! (VIDEO)

September 7, 2026
Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

Aksident dramatik në Selenicë, makina përplaset me furgonin e pasagjerëve, 6 të plagosur në spital!

September 7, 2026
Zjarri në Malin e Tërbunit del jashtë kontrollit dhe i afrohet qytetit! Alarm në Pukë, vatra po zgjerohet, kërkohet ndërhyrjea nga ajri

Zjarri në Malin e Tërbunit del jashtë kontrollit dhe i afrohet qytetit! Alarm në Pukë, vatra po zgjerohet, kërkohet ndërhyrjea nga ajri

September 7, 2026
E bujshme nga Portugalia! Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone arrestohet me armë pa leje në avionin e tij privat, zbulohen detajet

E bujshme nga Portugalia! Ish-shefi i Formula 1, Bernie Ecclestone arrestohet me armë pa leje në avionin e tij privat, zbulohen detajet

September 7, 2026
Pamje të pazakonta nga ndeshja Arsenal-Chelsea, flamuri i UÇK-së shfaqet në tribunë!

Pamje të pazakonta nga ndeshja Arsenal-Chelsea, flamuri i UÇK-së shfaqet në tribunë!

September 7, 2026
“Skenarët me zjarre për Paketën e Maleve janë përralla”- Kryebashkiaku i Himarës, Tavo: S’mund të shprehem pa hetime nëse ishte i qëllimshëm

“Skenarët me zjarre për Paketën e Maleve janë përralla”- Kryebashkiaku i Himarës, Tavo: S’mund të shprehem pa hetime nëse ishte i qëllimshëm

September 7, 2026
“Problematike situata në malin e Tërbunit”- Kreu i Emergjencave flet për situatën e zjarreve në vend, Çako: 14 vatra aktive, përparësi mbrojtja e banorëve

“Problematike situata në malin e Tërbunit”- Kreu i Emergjencave flet për situatën e zjarreve në vend, Çako: 14 vatra aktive, përparësi mbrojtja e banorëve

September 7, 2026
IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

Pushuesi nga Kosova humb jetën në plazhin e Velipojës! I moshuari u ndje keq sapo u fut në ujë, ja për çfarë dyshohet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com