• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Isa Mustafa: Republika Srpskan në Kosovë na e solli Thaçi

by Java News
06/09/2018 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë ditëve të fundit është zhvilluar një sulm i orkestruar ndaj partisë së tij dhe vetë Mustafës si kryetar të saj derisa ka akuzuar Hashim Thaçin për sjelljen e Republika Srpskan në Kosovë kur nënshkroi marrëveshjen e ratifikuar edhe nga Kuvendi.

Abelard Tahiri ka akuzuar Isa Mustafës dhe partinë e tij se janë pikërisht ata që kanë mundësuar diskutimet për krijimin e një republike serbe brenda territorit të Kosovës, përmes krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Në një status në rrjetin social Facebook, Tahiri ka shkruar se LDK me marrëveshjen që e kishte nënshkruar më 2015, kishte shkelur parimet e nënshkruara më 2013.

Mustafa i është kundërpërgjigjur duke thënë se Tahiri, për të cilin ka pasur përshtypje se është djali i edukuar dhe i pjekur, të mërkurën e ka pranuar se edhe Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Asociacioni duhet të themelohet bazuar në marrëveshjen e parë, të nënshkruar nga Thaçi, atëherë kryeministër i vendit.

“Ditëve të fundit po zhvillohet një sulm i orkestruar ndaj LDK-së dhe ndaj meje si Kryetar i LDK-së. E di që ata kanë dëshirë ta përçajnë LDK-në sepse iu krijon problem për zgjedhje të reja. Por nuk munden, nga se po shërbehen me të pavërteta kurse opinion është ngopur me to”, ka shkruar Mustafa.

“E para. Dje thash se vendimi për Asociacionin ka rezultuar nga Marrëveshja e parë, të cilën e ka nënshkruar Hashim Thaçi dhe e ka ratifikuar Kuvendi. Edhe një ministër që bënte shumë zhurmë me të pavërteta për këtë çështje, por për të cilin më parë kam pasur përshtypje për një djalë të edukuar dhe të pjekur, dje e pranoi se edhe Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Asociacioni duhet të themelohet bazuar në marrëveshjen e parë dhe të Ligjit mbi ratifikimin e kësaj marrëveshje, jo në dokumentin e parimeve që unë e kam nënshkruar. Atëherë nëse dikush e ka sjellë Republika Serpskan në Kosovë sipas tij, për çfarë unë mendoj se e ka gabim, do të ishte kjo marrëveshje e nënshkruar nga shefi i tij”, ka shkruar ai.

“E dyta. LDK dhe unë publikisht e kemi kundërshtuar në vitin 2014 vazhdimin e vendeve të rezervuara për minoritetet në Kosovë dhe kemi kërkuar të veprohet sipas Kushtetutës dhe Pakos së Ahtisarit, që këto vende pas konsumimit të tyre prej dy mandateve të kalojnë në vende të garantuara. Po të veprohej ashtu siç PDK dhe subjektet tjera kërkonin atëherë, çdo vend i fituar përmes zgjedhjeve në Kuvend do të ishte shtesë, përveç 10 vendeve të rezervuara komunitetit serb të Kosovës dhe komuniteteve të tjera. Me këtë veprim sot Lista Serbe do të kishte mbi 15 deputet në Kuvend dhe pakicat do të ishin forca më e madhe politike në Kosovë, ku mbi 90% janë shqiptar. Kjo do të nënkuptonte Ahtisari plus, dhe një situatë që kurrë nuk do të arrinim ta ndryshojmë sepse nevojiten dy të tretat e dyfishta, e as serbet e as tjeret nuk do të votonin kundër vetvetes”, thuhet në kundërpërgjigjen e Mustafës.

“Është ironike të lidhet kjo me FSK-në dhe shndërrimin e saj në Forcë të Armatosur. Transformimi i FSK-së bëhet në bashkërenditje me partnerët tanë, NATO-n, SHBA-të dhe BE-në, jo me njerëz të Graçanicës dhe Shtërpcës, sepse për fat të keq ata, deshën apo jo, janë diktuar dhe diktohen nga Beogradi”, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
U arrestuan në Spanjë, bllokohen në Shqipëri pronat e trafikantëve

U arrestuan në Spanjë, bllokohen në Shqipëri pronat e trafikantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

Rregulla të reja për tregun, qeveria bën të detyrueshëm etiketimin e energjisë për 17 kategori produktesh

April 3, 2026
Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

Kërcënoi me jetë drejtuesit e një lokali, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

April 3, 2026
FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

FIFA, jehonë e rritjes së Kosovës! Dardanët renditen në vendin e 78-të në botë

April 3, 2026
Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

Netanyahu: SHBA-të dhe Izraeli do të vijojnë presionin ndaj regjimit të Iranit

April 3, 2026
Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

Plagosje e dyfishtë me thikë në qendër të Shkodrës, njëri prej tyre i mitur

April 3, 2026
Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

Raporti i BSh për inflacionin: Çmimet e qirave arrijnë rekord, janar-shkurt rritje me 8.5%! Jo më banesa me qira afatgjatë

April 3, 2026
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimit të plehrave kimike, zv.ministri: Do veprojë edhe qeveria

April 3, 2026
“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In