• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Investimet e huaja direkte në 286 milionë euro”

by A R
01/07/2019 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, deklaroi të hënën se “sot INSTAT publikoi rritjen ekonomike të tremujorit të parë të këtij viti që rezultoi brenda pritshmërive tona”.

Në një konferencë për shtyp, ministrja Denaj tha se “sektorët kryesorë të ekonomisë kanë treguar momentin pozitiv që po kalon ekonomia e vendit. Shumica e sektorëve treguan një rritje të kënaqshme, në linjë me parashikimet pozitive të rritjes ekonomike. Kështu, industria përpunuese u rrit me 4,7%, ndërtimi me 5,9%, shërbimet me 4,1%, industria nxjerrëse me 17%. Disa sektorë si bujqësia dhe energjia reflektuan më shumë efektet sezonale të thatësirës së fillim vitit, duke zbutur kontributin e tremujorit të parë në rritjen vjetore”.

“Në T-I 2019 sektori i energjisë elektrike u tkurr me rreth -63% krahasuar me T-I 2018, duke dhënë një kontribut negativ në rritjen reale të PBB në këtë tremujor prej rreth 1.7 pikë përqindje. (Pra, nëse kontributi nga ky sektor do të kish qenë neutral, atëherë rritja e PBB për T-I 2019 do kish rezultuar në nivel të njëjtë me tremujorin e parë të vitit të kaluar). Gjithsesi, ndryshimet pozitive të tremujorit të dytë në sektorin e energjisë, pritet që të normalizojnë kontributin vjetor në rritjen ekonomike që pritet të mbetet brenda parashikimeve”, – nënvizoi Denaj.

Ministrja Denaj u shpreh se “efektet negative në tregun e lojërave të fatit, të cilat patën ndikim në tremujorin e pare është një kosto që e kemi përllogaritur sepse të mirat sociale janë shumë më të mëdha dhe ne afatgjatë do të përkthehet edhe në përfitim ekonomik”.

Performanca e ekonomisë, vijoi ajo, është reflektuar edhe në ecurinë pozitive të treguesve të tjerë si tregu i punës, ku norma e papunësisë vijoi trendin rënës duke zbritur në nivelin 12,1% ndërkohë që punësimi vijon të rritet me rreth 1,5% (ose rreth 17.8 mijë të punësuar më tepër) se tremujori i parë i 2018.

“Gjithashtu indeksi i besimit të bizneseve dhe konsumatorëve u përmirësua gjatë tremujorit të parë. Eksportet pa energjinë u rriten 7,4% në tremujorin e parë ndërkohë që Investimet e huaja direkte arritën vlerën e 286 milion euro, me 1,6% mbi një vit rekord si 2018, çka është tregues se dhe për vitin 2019 ato do të tejkalojnë 1 miliard euro. Kjo konfirmon që bazat e ekonomisë janë të qëndrueshme”, – theksoi Denaj.

Por, shtoi ajo, duhet theksuar që rreziqet e jashtme dhe të brendshme kanë ardhur në rritje. Rreziqet e ndryshme lidhen me shumë faktor global, një ngadalësim i mundshëm i ekonomisë evropiane dhe situata e tensionuar e politikës të brendshme rrezikojnë të ndikojë negativisht rritjen ekonomike.

Ministrja Denaj tha se “çdo tension politik apo çfarëdo lloj tensioni tjetër ka efektet e tij në ekonomi dhe nuk mund të anashkalohet, në qoftë se është i tejzgjatur dhe i përshkallëzuar”.

Next Post
“Ilir Meta të tregojë ku i mori informacionet për konflikte gjatë zgjedhjeve”

"Ilir Meta të tregojë ku i mori informacionet për konflikte gjatë zgjedhjeve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In