• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Investigimi / Meta dha qindra tituj e dekorata, mes tyre diplomates që përbuzi Shqipërinë

by A R
03/10/2019 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të mbash një titull të lartë shtetëror është një nder eksluziv dhe krejt i veçantë në pothuajse çdo vend të botës. Me përjashtim të Shqipërisë… Një fenomen i vjetër, nën drejtimin e Ilir Metës ka kaluar çdo cak, duke bërë që çdo vit, me qindra shqiptarë e dhjetera të huaj të nderohen me urdhërat, titujt e dekoratat më të rëndësishme që akordon shteti shqiptar.

Nga viti 2017, vit në të cilin Ilir Meta u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë, faqja e Presidencës ka rreshtur së publikuari listës e përfituesve të secilit prej 12 titujve, që me ligj akordohen nga ana e Presidentit të Republikës.
http://president.al/old/category/akte-ligjore/dekorime/dekorata-e-flamurit-kombetar/

Mjafton një kërkim i thjeshtë, në linkun e mësipërm zyrtar, për të kuptuar se publikisht, dekorata e fundit e akorduar nga Ilir Meta i përket nëntorit të vitit 2017. Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe.

Prej dy vitesh, “qokat” me dekoratat kanë kaluar çdo limit. Një investigim i “Lexo.al” arriti të zbulojë se vetëm në vitin 2019, në faqen e Presidencës janë publikuar emrat e 24 përfituesve të titullit të lartë të “Kalorësit të Urdhërit të Skëndërbeut”.

Presidenca.al nuk ka asnjë detyrim që të publikojë në faqen e saj të gjithë përfituesit, ndaj lista mund të jetë shumë më e gjatë.

Problemi është që Kalorësi i Urdhërit të Skëndërbeut është një medalje e rrallë, që jepet, sipas përcaktimit ligjor të ligjit të dekoratave, vetëm për akte heroike në mbrojtjen e Republikës së Shqipërisë.

Lexo ligjin e plotë – http://www.vendime.al/wp-content/uploads/2017/05/Ligj-nr.112-dat%C3%AB-4.4.2013-i-perditesuar.pdf

Mes përfituesve të kësaj medalje, në 21 gusht 2019 ishte edhe ambasadorja në largimin e Republikës së Greqisë, Eleni Sourani. Një diplomate karriere, e cila ka shërbyer në total në 7 pozicione diplomatike nëpër botë, Sourani u bë e njohur në Shqipëri për disa qëndrime kontradiktore që ajo ka mbajtur. Si në vitin 2016, kur mohoi ekzistencën e një çështje çame apo më tej në 2018, kur denoncoi atë që ajo e quajti një “vrasje shtetërore”, të komandos shqiptaro-grek Kacifa, i cili mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat e rendit në jug të Shqipërisë.

Pa paragjykuar figurën e ambasadores greke në Shqipëri, e cila pavarësisht avokatisë së natyrshme që i bën vendit të saj mund të ketë dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, natyrshëm shtrohet pyetja në duhet të dekorohej me të vërtetë kjo diplomate pikerisht me një medalje që posaçërisht vlerëson “aktet heroike” në mbrojtje të Shqipërisë?

Një konsideratë e tillë ngre një shqetësim edhe më të madh. Në Shqipëri nuk abuzohet vetëm me shpërndarje e dekoratave, por edhe me përcaktimet ligjore për dhënien e tyre. E nëse kjo tek shtetasit e huaj nuk ka ndonjë impakt, tek shtetasit shqiptarë duket shpesh e qëllimshme, për t’I lejuar ata të përfitojnë nga masa e pensionit të posaçëm apo benefiteve të tjera të njohura nga ligji.

Duke u rikthyer tek çështja e medaljeve, me ligj, Presidenti është kompetent për akordimin e 12 titujve, urdhërave e dekoratave të ndryshme. Konkretisht, Presidenti akordon me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, dekoratën “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, dekoratën “Nderi i Kombit”, dekoratën “Nënë Tereza”, dekoratën “E artë të Shqiponjës”, titullin “Pishtar i Demokracisë”, titullin “Kalorës i Urdhërit të Skëndërbeut”, titullin “Kalorës i urdhërit të flamurit”, titujt “Martir i Demokracisë”, “Mjeshtër i Madh”, “Naim Frashëri”, “Për Merita të veçanta civile” dhe “Për Shërbime Ushtarake”.

Në faqen e Presidencës, vetem ne vitin aktual janë me dhjetëra rastet që bëhen publike dekorimet për secilën nga kategoritë e mësipërme, e këto janë vetëm disa prej rasteve të përzgjedhura për t’u publikuar.

Numri i vërtetë i të dekoruarve në vitin 2019 është i pamundur të verifikohet, pa një kërkesë zyrtare për informim për interes publik në Presidencë.

Në pritje të një reagimi zyrtar, investigimi i “Lexo.al” ngre në dukje një shqetësim tjetër. Ligji për ISSHP, njeh të drejtën e personave të dekoruar për të përfituar pensione të posaçme, që miratohen me VKM dhe që përgjithësisht fillojnë në 500 mijë lekë të vjetra mujore e më shumë. https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/02/ligji_Sigurimet_shoqerore_dhe_Shendetsore_ne_RSH.pdf

Shumë nga personat e dekoruar meritojnë absolutisht titullin e akorduar. Por, në dhjetëra apo qindra raste të tjera, ekziston dyshimi që persona pa asnjë meritë të spikatur përfitojnë tituj me qëllimin e vetëm për të përfituar financiarisht. E nëse kjo është e vërtetë, fatura që taksapaguesit përballojnë çdo vit për pensionet e posaçme klienteliste avitet në miliona dollarë në vit. /Lexo.al

Next Post
FOTO/ “Lamborghini Veneno Roadster”, shitet në ankand me një shifër rekord prej 8 mln $

FOTO/ "Lamborghini Veneno Roadster", shitet në ankand me një shifër rekord prej 8 mln $

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

Trump, nga ëndrra për Nobelin e Paqes tek presidenti që ndezi më shumë fronte lufte

March 3, 2026

Betejën Rama e ka në sinorin rozë-gri; sinori blu i Berishës, i papërfillshëm

March 3, 2026
Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

Vodhën 15 mln euro me Call Center-at, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të dy të rinjve

March 3, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Kur të shkon në mend të vrasësh kundërshtarin, quhesh vrasës, jo më politikan

March 3, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Editoriali Rama-Vuçiç “për qasjen realiste”, Komisioni Europian: Zgjerimi, prioritet kyç!

March 3, 2026
Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

Ndodh edhe kështu! Klubi i njohur shkarkon trajnerin pas fitores 8-0

March 3, 2026
Një vendim i diskutueshëm i Gjykatës Kushtetuese dhe çështja Riley k. Kalifornisë

Skandal: Një përkthim i gabuar me pasoja të rënda në praktikën gjyqësore

March 3, 2026
Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

Pas raketave iraniane: A është Dubai ende destinacioni ideal? Rrëfimet e VIP-ave që ndodhen atje…

March 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Mars 2026

March 3, 2026
Minxhozi: Në rreshtat e dosjes si të Berishës ashtu dhe të Metës shohim një fakt goditës

Nga Bordi i Paqes në Manzë, kur shpresa kthehet në frikë

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In