• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

INVESTIGIMI/ Kompania kërkon për flori, rrezikohet fshati në Librazhd

by A R
06/01/2017 22:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkimet pa kriter për hekur nikel dhe flori rrezikojnë zhdukjen e një fshati të tërë në Librazhd. Dhjetëra banorë të fshatit Vulçan, në Njësinë Administrative Hotolisht, u ankuan në emisionin investigativ Fiks Fare se një firmë që kërkon në sipërfaqe hekur nikel dhe flori shkakton ndotje mjedisore, ka dëmtuar pronat, të mbjellat, gjithçka që ata kanë.

Para pak muajsh, një ekip i Fiksit shkoi në këtë fshat, ku pamja e parë që u ndeshën ishin dhjetëra automjete të tonazhit të rëndë që përshkuanin rrugën e shtruar me kalldrëm, duke shkaktuar ndotje të madhe.

Disa banorë të fshatit Vulçan thanë se firma u ka dëmtuar gjithçka. “Zona nëse ecën me këto gërmime do të jetë e pabanuar” thonë njëzëri, ndërsa shtojnë se firma kërkon në sipërfaqe edhe flori. “Kemi dëgjuar se zona ka flori, po nuk e dimë se ku shkon” pohojnë ata.

Nga ana tjetër, kryeplaku ankohet se firma po u dëmton gjithçka, ndërsa tregon se para pak vitesh në zonë është ulur një helikopter, ku prej atij mjeti ka zbritur zonja Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Fiksi shkoi edhe në vendin e gërmimeve, i cili nuk ngjason me një minierë, pasi kërkimet po realizoheshin në rreth 20 hektarë Disa ekskavatorë gërmonin deri në një thellësi prej 50-60 metrash.

Një prej punëtorëve i tha Fiksit se punojnë edhe me dinamit, i cili vendoset nga inxhinierët. “Firma ka punësuar banorë të zonës, ata që kanë shtëpitë afër kësaj miniere. Ne do e bëjmë zonën siç ka qenë. Dherat do të formojnë malin sërish” thotë një prej banorëve. Fiksi e pyet se çfarë kërkojnë në këtë zonë, ndërsa ai përgjigjet se hekur nikel. Pyetjes nëse ka flori në zonë, punëtori përgjigjet me sinqeritet se “Atë e marrin ata lart!”.

Fiks Fare kontaktoi edhe me zotin Rexhep Elmasllari, përfaqësues i firmës Platinium ALB, që administron minierën në Vulçan. Ai thotë se banorët ankohen kot, pasi firma ka leje nga të gjitha institucionet. Elmasllari shton se në minierë janë punësuar edhe banorë të zonës, madje disa prej banorëve u ka dhënë para për zonën ku qëndronin automjetet e firmës.

Ekipi i Fiksit pyeti edhe në Bashkinë Librazhd. Nënkryetari Enver Shkurti thotë se ky është një problem i mbartur që nga koha kur zona administrohej nga komuna Hotolisht. Ai tha se bashkia do të inspektoj punimet, ndërsa pranoi se në zonë ka probleme.

Pas pretentimeve të banorëve, administratorit të firmës dhe nënkryetarit të bashkisë, gazetarët e Fiks Fare shkuan në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Kreu i këtij institucioni, Julian Beqiraj, thotë se problemi i ngritur prej banorëve nëpërmjet Fiksit do të inspektohet në terren. Sipas tij, firma Platinium ALB ka dy leje mjedisore, në vitin 2009 dhe 2016, ku i është rinovuar leja dhe kanë shtuar edhe zonën ku do të bëjnë kërkime.

Fiks Fare u interesua pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve. Ky institucion, më datë 6 shtator 2016, doli në konkluzionin se subjekti nuk përmbush dhe nuk respekton lejen përkatëse të mjedisit. Inspektoriati e gjobiti firmën Platinium ALB me 500.000 mijë lekë dhe pezulloi plotësisht aktivitetin deri në plotësimin e kushteve. Firmës iu lanë disa kushte për tu plotësuar; të lagen me ujë inertet, të gjitha rrjedhjet ujore sipërfaqësore të sistemohen dhe mbetjet inerte të ruhen brenda zonës së shfrytëzimit. Klauzola ishte që, nëse mos zbatimi i këtyre kushteve dhe detyrimeve jua ngarkon me përgjegjësi administratorëve.

Megjithatë, banorët e zonës janë ankuar sërish pranë Fiks Fare se firma po punon në të njëjta kushte, pavarësisht vendosjes së gjobës dhe pezullimit të aktivitetit. Në ditët e para të vitit 2017, në redaksinë e Fiksit mbërriti një telefonatë nga zoti Xhevair Mnalla, banor në Vulçan. Ai tha se është ankuar se firma u ka shkatërruar gjithçka. “Kemi trokitur në të gjitha institucionet, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje” thotë banori. Gazetarët e pyesin se këtë çështje e kanë ndjekur para disa muajsh, madje Agjencia Kombëtare e Mjedisit e gjobiti firmën si dhe pezulloi punimet. Mnalla thotë se punimet vazhdojnë me të njëjta ritme, madje punimet po kryhen tashmë afër shtëpive./a.m.

Next Post
I zhvati 3 mln lekë një shtetasje, në kërkim i riu nga Sukthi

Autopsia/ Taksisti u aksidentua për shkak të lagështirës dhe shpejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Skandali “LaCivita”, Leka: Lidhja me Dodikun rëndon Berishën, “non grata” edhe nga votuesit shqiptarë

October 8, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

October 8, 2026
Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

October 8, 2026
“Në pushtet nuk vihet me broçkulla”, Spaho përgënjeshtron Berishën pas deklaratave se ndaj protestuesve u përdorën lëndë kimike

Po ‘arkivohen’ dosjet me 34 viktima të Berishës, vrasje për së dyti!

October 8, 2026
“Epsteini” ynë

Protesta që ha të mëdhenjtë e nuk rrit të vegjlit

October 8, 2026
Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet - Euronews Albania

Zelensky kërkesë SHBA-së: Na lejoni të përdorim Starlink dhe do të shihni që Putini do të ulet tryezën e negociatave

October 8, 2026
Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia po dërgon ushtarë me HIV në fushëbetejë!

Inteligjenca ukrainase ngre alarmin: Rusia po dërgon ushtarë me HIV në fushëbetejë!

October 8, 2026
Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

Aksident në Lushnjë, automjeti kthehet përmbys në mes të rrugës! Shoferi përfundon në spital, dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë

October 8, 2026
Sekuestro preventive llogarisë bankare të 30-vjeçarit të arrestuar në Greqi

Ushtronin “Exchange” pa licencë të BSH-së, jepet masa e sigurisë për 14 persona në Fier, 11 kambistë në arrest shtëpie!

October 8, 2026
Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë, Policia drejt vendngjarjes!

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë, Policia drejt vendngjarjes!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com